Winter Garden është qytet që ndodhet 27 km (17 milje) në perëndim të Orlandos në perëndim të qarkut Orange, Florida, Shtetet e Bashkuara. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2010, popullsia e Winter Garden ishte 34,568.[1]

Winter Garden, Florida
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej34.568
Faqja zyrtarewww.cwgdn.com

Gjeografia Redakto

Winter Graden ndodhet në 28°33′37″N 81°35′3″W / 28.56028°N 81.58417°W / 28.56028; -81.58417 (28.560328, -81.584069).[2]

Sipas Zyrës së Regjistrimit , sipërfaqja e qytetit është gjithsej 40.4 km2, prej të cilave 39.9 km2 është tokë dhe 0.5 km2, ose 1.28% është ujë.[3]

Winter Garden kufizohet me qytezën Windermere në jug, me qytetin Ocoee në lindje dhe me qytezën Oakland në perëndim.

Topografia Redakto

Lartësia e lartë është 68 metra. Lartësia e ulët është 20 metra afër Liqenit Apopka.

Klima Redakto

Winter Garden ka klimë subtropikale të lagësht dhe të nxehtë dhe ka dy stinë kryesore çdo vit. Një nga këto stinë është e nxehtë dhe me shi, zgjatë nga maji deri në tetor. Stina tjetër është e ftohtë, zgjatë nga nëntori deri në mars.

Referime Redakto

  1. ^ "Profile of General Population and Housing Characteristics: 2010 Demographic Profile Data (DP-1): Winter Garden city, Florida" (në anglisht). U.S. Census Bureau, American Factfinder. Marrë më 21 shtator 2012.
  2. ^ "US Gazetteer files: 2010, 2000, and 1990" (në anglisht). Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara. 2011-02-12. Marrë më 2011-04-23.
  3. ^ "Geographic Identifiers: 2010 Demographic Profile Data (G001): Winter Garden city, Florida" (në anglisht). U.S. Census Bureau, American Factfinder. Marrë më 21 shtator 2012.