Xhamahiria (arab. جماهيرية) është një emër arab që nënkupton një formë të veçantë të qeverisjes dhe një formë të veçantë të organizimit politik e mbështetur nga udhëheqësi libian Muamer el Gadafi.

Fjala "xhamahiria" është një neologjizëm i krijuar duke zëvendësuar rrënjën e fjalës "xhumhuria" (republikë). Njëjësi "xhumhur" (popull) u zëvendësua me shumësin "xhamahir" (masa), dhe zakonisht përkthehet si "shteti i masave".

Xhamahiria shpesh përdoret si sinonim për Libinë e viteve 1977–2011, kjo për arsye se emri zyrtar i saj ishte: "Xhamaharia e Madhe Arabe Popullore Socialiste e Libisë". Libia u shpall xhamahiri më 2 mars 1977.

 Shiko dhe

Redakto

Referimet

Redakto