Xhamia Kaohsiung (Kinezisht: 高雄清真寺; pinyin: Gāoxióng Qīngzhēnsì) është xhami në Kaohsiung, Tajvan. Është xhamia e dytë e ndërtuar pas Xhamisë së Madhe të Taipeit.[1][2]

Xhamia Kaohsiung

Historia

Redakto

Xhamia Kaohsiung u ndërtua në vitin 1949 në Tajvan prej nacionalistave muslimanë pas mposhtjes së tyre kundër [[[Partia Komuniste e Kinës|komunistëve]] në Luftën Civile Kineze. Në fillim, oficerët muslimanë punonin me qeverinë Kuomintang për të sugjeruar ndërtimin e një xhamie të re në Tajvan dhe filluan të marrin fonde prej janarit të vitit 1949. Fillimisht, ata vendosën ta ndërtojnë xhaminë në rrugën e katërt 117 Wufu në Distriktin Yancheng.[3]

Por për shkak se vendi ishte i kufizuar, ata u zhvendosën në rrugën e parë 196 Linsen në Distriktin Xinxing në vitin 1951. Salla kryesore ishte 135 metra katrorë.[4] Me rritjen e numrit të besimtarëve muslimanë, ata filluan të marrin fonde për një xhami të re. Në tetor 1988, vendi i xhamisë së vjetër u shit dhe parat që morrën ishin për ndërtimin e xhamisë së re.

Në shkurt 1990, ata u zhvendosën në rrugën 11 Jianjun në Distriktin Lingya. Ndërtimi filloi më 17 dhjetor 1990, u përfundua në fund të dhjetorit 1991 dhe u hap në prill 1992.

Arkitektura

Redakto

Xhamia Kaohsiung është një ndërtesë trekatëshe që përmban një qemer të madhe të Lindjes së Mesme. Dizajni i sallës së lutjes, qosheve, këndeve dhe komponentëve të ndërtesave bazohet në xhamitë tradicionale në Lindjen e Mesme. Ndërtesa mbulon një sipërfaqe prej 2.657 metra katrorë.[4]

Kati i parë është konviktet meshkuj dhe femra, salla e lutjeve për femra dhe qendra e aktivitetit për femra. Kati i dytë është salla kryesore e lutjes, qendër studimi për gjuhën arabe dhe salla e shfaqjes së kulturës islame. Kati i tretë është dhoma për mysafirë, qendra e aktiviteteve rinore, zyra dhe kuzhina. Xhamia gjithashtu përmban zyrën e imamit, zyrën e administratës, librari dhe vendi për abdes.[5] |construction_cost = US$1,900,000[6][7]

Përveç xhamisë ka edhe restaurante Hallall (të lejuara) me pronësi të muslimanëve.[8]

Referime

Redakto
  1. ^ Islamic and Culture Association (2011-03-22). "Islam and Culture Association (ICA) 伊斯蘭文化社: Masjid in Kaoshiung". Ica-chu.blogspot.tw. Marrë më 2014-04-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Kaohsiung Mosque". Kaohsiung Travel. 3 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ No. 117, Wufu 4th Rd, Yancheng District (1970-01-01). "117, Wufu 4th Rd - Google Maps". Maps.google.com. Marrë më 2014-04-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ a b "高雄清真寺". Baidu. 30 dhjetor 2013. Marrë më 21 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "ISLAM di China | Wisata Kota". Kotatour.wordpress.com. Marrë më 2014-04-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Building Faith". Taiwan Today. 1 maj 1992. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Taiwan 2012 - Kaohsiung Mosque | Flickr - Photo Sharing!". Flickr. 2012-12-16. Marrë më 2014-04-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ conannd. "Taiwan Adventure: Exploring Islam in Taiwan. Mosque, Halal food, Taiwan history and scenic area". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)