Xhamia Karamanli (Tripoli)
xhami
Xhamia Karamanli është një xhami e rëndësishme e cila ndodhet në pjesën e vjetër të kryeqytetit, Tripoli, Libi. Është quajtur Karamanli sepse është ndërtuar nga ana e Ahmet Karamanli në vitin 1736.
Kjo është një xhami hanefite, me qasje në tri anët. Ka një plan katror prej 20 metrash në secilën anë, e ndarë nga brenda në 16 kolona, të cilat mbështesin një total prej 25 kupolash të vogla.