Xhamia e Çarshisë, Vushtrri
Xhamia e Çarshisë e njohur edhe si Xhamia e qytetit ose Xhamia e vjetër është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në qendër të qytetit të Vushtrrisë.[1]
Përmbledhje
RedaktoXhamia e Çarshisë në Vushtrri, sipas një versioni, është ndërtuar në vitin 1878, ndërsa sipas burimeve historike, kronikat e Evlia Çelebisë, në qytet më herët ka ekzistuar Xhamia e Vjetër (Eski-xhami), e cila ishte vakëf i Hudaverdigiarit. Nga disa burime pretendohet se këtë xhami e ka ndërtuar sulltan Murati II (1421 - 1451). Më vonë është rrënuar, kurse prej materialit të saj është ndërtuar Xhamia e Mbretit. Ndërkaq, të dhënat gojore thonë se xhamia në fjalë është xhamia më e vjetër përkatësisht xhamia e parë që është ndërtuar në Vushtrri. Xhamia në fjalë është ndërtuar dhe është shkatërruar disa herë. Arkitektura e saj ishte mjaft interesante. Kjo xhami, herën e fundit u shkatërrua gjatë Luftës së Kosovës nga barbaria serbe, në prill të vitit 1999, bashkë me Çarshinë e vjetër të qytetit, por pas disa muajve është rindërtuar përsëri.[1] [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Gjocaj, Zenun, etj., red. (2003). Vushtrria - Viciana me rrethinë [Vushtrri - Viciana and its surroundings]. Prishtina: Kuvendi Komunal i Vushtrrisë (Municipal Assembly of Vushtrri). fq. 480. OL 27940463M.
- ^ Sallahu, J.; Rexhepi, B; Xhema, B; Kastrati, Z (2017). Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë [Issues from the history of Vushtrri and its surroundings]. Prishtina: Faik Konica. fq. 100. ISBN 978-9951-06-672-3.