Xhamia e Meterizit ishte një xhamiUlqin, një ndër më të vjetra të kësaj treve, e ndërtuar diku rreth vitit 1670,[1] gjindej në mëhallën e Meterzit nga ku e ka marrë edhe emrin. Në afërsi të saj kanë ekzistuar tri tyrbe dhe mezarja.

Gjendja e hapësirë së xhamisë pas ndërtimit të kishës ortodokse, në prapavijë shihen tre tyrbetë.

Historia

Redakto

Në vitin 1880, kur Ulqini u bë pjesë e Malit të Zi, xhamia ishte në gjendje të shkatërruar. Knjazi Nikola më 19 shtator 1890 ka njoftuar ulqinakët për dhënien e lejës për rindërtimin e xhamisë me këto fjalë: "Miqve të mij besnik muhamedanë (mysliman) të mëhallës së Meterizit. Miratoj dhe caktoj vendin që ju e keni zgjedhur për xhaminë e re në mëhallën e Meterizit në vendin e xhamisë së vjetër. Në shenjë të dashurisë së gjatë ndaj jush, miqve të mij besnik dhe dëshirës së vazhdueshme që ju të jeni të lirë dhe përparimtarë në fenë tuaj, kam urdhëruar të merrni tre mijë groshë si ndihmë për ndërtimin e xhamisë së lartëpërmendur. Nikola." Përse nuk ka ardhur deri tek ndërtimi i xhamisë nuk dihet.[2]

Në vend të xhamisë në atë vend u ndërtua Kisha e Shën Nikollës, me gurë të marrë nga bedeni i Kalasë së Ulqinit,[3] ndërtimi i së cilës ka zgjatur nga viti 1890 deri më 1895. Në një pllakë përkujtimore të kishës shkruan: "Në lavdi të Zotit për shpirtin e heronjve të rënë gjatë çlirimit të Ulqinit më 1878."[2] Sot tyrbetë nuk gjenden dhe në vend të tyre janë ndërtuar shtëpi me gurët e këtyre objekteve, ndërsa mezarja është kthyer në ullishtë.

Referimet

Redakto
  1. ^ Crkva Sv. Nikole Arkivuar 17 maj 2013 tek Wayback Machine – ulcinj.travel
  2. ^ a b Tragom nekadašnjih starih Ulcinjskih džamijavisit-ulcinj.com
  3. ^ Dr Gani Karamanaga: XHAMIA E METERIZITul-info.com

Shiko dhe

Redakto