Xhamia e Verbicës së Zhegocit
Xhamia e Verbicës së Zhegocit është një monument i trashëgimisë kulturore në Verbicë e Zhegocit, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër . Në fshatin Verbicë të Zhegocit gjendet Xhamia e Verbicës. Kjo xhami, sipas shënimeve të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, është ndërtuar në vitin 1866. Xhamia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin e parë. Në pjesën e hyrëse ka edhe çardakun të punuar me dru. Kulmi i saj është katërujor. Nuk ka minare. Në brendi ndodhen mihrabi dhe mahvili e minberi të punuara nga druri. Ndërtimi është realizuar me gurë e tulla, elemente të drurit në enterier e eksterier, si dhe tjegulla të reja në kulm. Dritaret i ka të vogla, në formë katrore. Objektit i janë bërë rinovime të nevojshme, kohë pas kohe. Dritaret e drurit janë zëvendësuar me ato nga plastika, dera hyrëse është zëvendësuar me derë metalike, është bërë suvatimi i ndërtesës brenda dhe jashtë, si dhe tjegullat e vjetra të kulmit janë zëvendësuar me ato të rejat.
Xhamia e Verbicës së Zhegocit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Verbicë e Zhegocit, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | 1866 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 220 |
Galeria
Redakto-
Enterieri i Xhamisë
-
Pamje e jashtme e Xhamisë
-
Pamje e jashtme nga pjesa jugore
-
Pamje e brendshme e Xhamisë
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |