Xhesika Maçi
Xhesika Maçi, studiuese e Shkencave Politike e diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale në Departamentin e Shkencave Politike. Profilizimi gjatë studimeve Bachelor mbeten Shkenca Politike e diplomuar në vitin 2020. Pjesë e ekselencës në studimet Bachelor dhe Master në profilin Studime Rajonale Politike e diplomuar në vitin 2022. Autore e librit “Gruaja e Hekurt” i botuar në vitin 2018 nga shtëpia botuese “Dita Print”i llojit roman. Një botim me mesazhe thelbësisht të forta për të treguar forcën dhe karakteristikat e forta të një gruaje përballë sfidave të jetës. Libri gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.
Xhesika Maçi | |
---|---|
Titulli | Lektore, autore librit "Gruaja e Hekurt", skenariste |
Përfaqësuese e studentëve në Komisionin Zgjedhor të Fakultetit. E angazhuar në portalin Dritare.net me artikuj të shumta, publikime të ndryshme. Skenariste dhe moderatore e emisionit të mëngjesit “Sot me Xhesin" në vitin 2021, një emision mëngjesi me të ftuar interesant dhe promovim i vlerave artistike, kulturore dhe akademike. Skenariste dhe moderatore e emisionit “Valixhja” në Televizionin Skampa. E trajnuar në fushën e social media & new media. Marketing Media Manager për një periudhë disa mujore në dy kompani të mëdha turistike në Tiranë. Koordinatore e rrjeteve sociale të projektit “Klubi Feminist i Librit” i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Media Menager e emisionit “Ti duhet ta dish” në Radio Televizionin Shqiptar. Aktualisht asistente pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale në profilin "Media dhe komunikimi politik" dhe "Lëvizjet Sociale dhe Politike", Universiteti i Tiranës.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |