Xhevat Begolli veprimtar i Komitetit të Kosovës bashkë me vëllezërit Rifatin dhe Qerimin.

Biografia

Redakto

U lind në Pejë në vitin 1902. Shkollën fillore e kreu në Pejë, kurse shkollën e mesme në Vjenë. Njihte disa gjuhë të huaja . Mori pjesë në takimin në Mitrovicë me gjeneralin gjerman Eberhad (21. IV. 1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte prefekt i Prefekturës së Pejës. Bashkëpunoi me Xhafer Devën dhe Haqif Blytën për organizimin e administratës shqiptare dhe për mbrojtjen e Kosovës nga sulmet çetniko-partizane 1941-1944. Mbas ripushtimit të Pejës nga forcat serbo-komuniste u arratis në Rugovë pastaj kaloi në Drenicë dhe së fundi në rrethinat e Pejës. U zu nga repartet e OZN-as, në fshatin Lipë afër Pejës, bashkë me nipin Skënderin. U denua me vdekje. Ditën që do të ekzekutohej vdiq si pasojë e torturave mizore që ushtruan ndaj tij xhelatët e OZN-as. Fat të ngjashëm patën edhe vëllezërit e tij Qerimi dhe Rifati (Tiranë) dhe Sefedini (Pejë) që u likujduan gjithashtu nga Sigurimi Shqiptar dhe OZN-a.

Referime

Redakto