Universiteti Jeil (en:Yale University) është një Universitet kërkimor amerikan dhe anëtar i Ivy League, që ndodhet në New Haven, Connecticut. I themeluar më 1701 në Koloninë Saybrook si Shkollë Kolegjiale, ky Universitetit është insticioni i tretë më e vjetër i arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkolla u quajt "Kolegji Yale" në vitin 1718 si shenjë mirënjohje për donacionin e Elihu Yale, i cili asokohe ishte guvernator i kompanisë "British East India Company".[1] Themeluar për të trajnuar priftërinjtë Kongregacionalistë në fushën e teologjisë dhe të Gjuhës së Shenjtë, nga viti 1777 kurrikulës shkollore filluan ti shtohen edhe kurse në Shkencat Shoqërore dhe të Natyrës, ndërsa në shekullin e 19-të i shtohen degët pasuniversitare, ku spikat dhënja e Ph.D.-së së parë në ShBA në 1861 dhe riorganizimi i Kolegjit si Universitet në vitin 1887.[2]

Universiteti Jeil
Yale University
Latin: Universitas Yalensis
MotojaLux et veritas
LlojiUniversitet privat
Themelimi1701
Studentë12,312
KampusiNew Haven, Connecticut, ShBA
Faqja zyrtareYale.edu
Karta e themelimit të Shkollës, që u bë Kolegji Yale, lëshuar më 9 tetor 1701

Lidhje te jashtmeRedakto

Burim i të dhënaveRedakto

  1. ^ "First Scholarship Fund". yaleslavery.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Academic programs | Yale". Yale.edu. Marrë më 16 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)