Yamata no Orochi
Yamata no Orochi ose shkurt Orochi është një dragua japonezë me 8 koka dhe 8 bishta.[1][2]
Legjenda ishte regjistruar në dy tekste të lashta për mitologjinë dhe historinë japonezë. Kojiki e përshkruan draguan me emrin 八岐遠呂智 dhe Nihon Shoki e shkruan 八岐大蛇. Të dy versione të mitologjisë Orochi, Susanoo është dëbuar nga Qielli pasi mashtroi motrën e saj Amaterasu. Pas dëbimit, Susanoo ballafaqohet me dy “Zotëra të Tokës” (國神, kunitsukami) afër lumit Hi në Provincën Izumo. Ata po qajnë, sepse u detyruan të japin Orochit një nga vajzat e tyre çdo vit për shtatë vjet, dhe tani ata duhet të sakrifikojnë të tetën, Kushinadahime.
Shpata legjendare Kusanagi-no-Tsurugi, e cila erdhi nga bishti i Yamata no Orochi, së bashku me pasqyrën Yata no Kagami dhe xhevahirin ose orbin Yasakani no Magatama, janë tre thesaret e shenjta të Japonisë.
Në kulturën popullore
Redakto- Orochi shfaqet në filmin japonezë të vitit 1959 Tre Thesaret.
- Në Yu-Gi-Oh! Trading Card Game nga Kazuki Takahashi. Orochi shfaqet si Monster Card me emrin Yamata Dragon.
- Personazhi fiktiv në Naruto dhe Naruto Shippuuden, Orochimaru ka një teknikë Yamata no Jutsu (Teknika e Gjarpërit me Tetë Koka), ku ai transformohet në gjarpër të bardhë me tetë koka.
- Orochi është “Final Boss” në lojën Nioh nga Team Ninja.
- Shoguni i Vendit Wano Koruzomi Orochi nga One Piece ka ngrënë fruta të gjarpërit modeli Yamata no Orochi.