Ymer Bajrami është lindur në Prishtinë me 15 Nëntor 1973. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Ymer Bajrami është një këngëtar i njohur Shqipëtar.

Jetëshkrimi Redakto

Karierën e tij e ka filluar qysh ne moshen e re ku fillimisht ka qenë instrumentist ( baterist ), ndersa pas kësaj ka filluar si Solo Këngetar.

Grupi i pare qe ka filluar të këndojnë së bashku është KADENCAT ku kan pasur nje sukses të jashtzakonshëm sidomos me këngen e Zagrebit.

Pas kësaj ka filluar të këndoj me grupin Kristal nga Prishtina dhe Linda Hakaj.

Në vitin 2012, Ymer Bajrami publikon albumin "Turbo Tallava"

Më datë 24 Dhjetor 2013, Aida Cara & Ymer Bajrami publikojnë videoklipin "Vec Nje Here Ne Jete". Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga Musical.

Në vitin 2013, Ymer Bajrami publikon albumin "Ymer Bajrami & Grupi Kristal"

Në vitin 2014, Flora Gashi, Ymer Bajramin & Lendita Selimi publikojnë albumin "Ah Dashni"

Më datë 23 Shtator 2015, Ymer Bajrami & Meti Maloku publikojnë videoklipin "Potpuri".

Në Janar 2016, Ymer Bajrami merr pjesë në Flaka E Janarit 2016 me këngën "Qohuni Djema Shalone Atin".

Më datë 29 Dhjetor 2016, Valbona Mema & Ymer Bajrami publikojnë videoklipin "Jom Tironce Mire Ta Dish".

Në vitin 2016, Ymer Bajrami & Vjosa Emini publikojnë albumin "Dashnija Jeme"

Më datë 14 Qershor 2017, Vjosa Emini & Ymer Bajrami publikojnë videoklipin "Mendjemadhe Je".

Më datë 27 Qershor 2017, Hekurani publikon videoklipin "Ajo Te Don", në bashkëpunim me Ymer Bajrami.

Më datë 22 Korrik 2017, Bleona Hasani & Ymer Bajrami publikojnë videoklipin "Takimi I Fundit".

Në vitin 2017, Flora Gashi, Ymer Bajrami & Afërdita Demaku publikojnë albumin "Per Dasmen Tuaj"