Yukiko Okada
Yukiko Okada (岡田 有希子 Okada Yukiko?, 22 gusht, 1967 – 8 prill, 1986) ishte një këngëtare japoneze dhe fituesja e programit televiziv të talenteve Star Tanjō! në Tokio, Japoni.
Yukiko Okada japonisht:岡田 有希子 | |
---|---|
Lindi | Ichinomiya, Aichi, Japoni | gusht 22, 1967
Vdiq | 8 prill 1986 (18 vjeçe) Tokio, Japoni |
Emrat e tjerë | Kayo Satō (佐藤 佳代?) |
Profesioni |
|
Jeta e hershme
RedaktoOkada u lind më 22 gusht 1967, vajza e dytë e familjes Sato. Familja më vonë u transferua në Nagoya. Në shkollën fillore, Okada donte të lexonte, veçanërisht libra komik, dhe ajo ishte një artiste e talentuar. Në shkollën e mesme, Okada donte të bëhej këngëtare dhe aplikonte për çdo provë të mundshme, gjithçka nga prodhimet kryesore deri te rekrutimi më i vogël i talenteve, duke shpresuar që të bëhej yll. Ajo u refuzua çdo herë derisa ajo më në fund u pranua në një program talentesh televiziv Star Tanjō! në Televizionin Nippon – të cilin ajo fitoi në mars të vitit 1983.
Karriera
RedaktoMë 21 prill 1984, Okada lëshoi këngën e saj të parë, "First Date". Ajo njihej si "Yukko", e cila është një shkurtim i zakonshëm për emrin "Yukiko" në gjuhën japoneze.
Atë vit, Okada fitoi Rookie of the Year, dhe u shpërblye me çmimin si artistja e re më e mirë për këngën e saj të tretë "-Dreaming Girl- Koi, Hajimemashite".
Okada luajti rolin kryesor në dramën televizive të parë të saj Kinjirareta Mariko (The Forbidden Mariko), në vitin 1985. Kënga e saj e vitit 1986 "Kuchibiru Network", e shkruar nga Seiko Matsuda dhe e kompozuar nga Ryuichi Sakamoto, arriti vendin e parë në renditjen javore të Oricon më 10 shkurt, 1986.
Vdekja
RedaktoMë 8 prill, të vitit 1986, Okada u gjet në apartamentin e saj të mbushur me gaz në Tokio me damarë të prerë, ulur në një dollap dhe duke qarë. Dy orë më vonë, Okada u hodh drejt vdekjen nga kati i shtatë i ndërtesës së agjencisë së muzikës Sun Music.[1][2] Arsyeja për vetëvrasje është ende e panjohur. Vdekja e saj rezultoi në shumë vetëvrasje në Japoni, që shpejt u pagëzuar me neologizmin "Sindromi Yukiko".[3][4][5][6]
Diskografia
RedaktoKëngë
Redakto- "First Date" (1984) Glico's Cafe Jelly jingle
- "Little Princess" (1984)
- "Dreaming Girl-Koi, Hajimemashite" (1984) Glico's "Special Chocolate" jingle
- "Futari Dake no Ceremony" (1985) Toshiba's "Let's Chat" jingle
- "Summer Beach" (1985) Glico's Cafe Jelly jingle
- "Kanashii Yokan" (1985)
- "Love Fair" (1985) Glico's Cecil Chocolate jingle
- "Kuchibiru Network" (1986) reklamë buzëkuq-ësh Kanebo
- "Hana no Image" (1986) [e lëshuar pas vdekjes]
- "Believe in You" (2002) [e lëshuar pas vdekjes]
Albume
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Yukiko Okada" Arkivuar 7 dhjetor 2017 tek Wayback Machine. ACA Music. Retrieved May 23, 2015.
- ^ Yosha Research [lidhje e vdekur]
- ^ "Okada Yukiko". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2006. Marrë më 16 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John Greenless, Paradox ò Japan Epidemic of suicides among young people, The Glasgow Herald - 11. Apr. 1987, trang 37
- ^ Japanese Society Since 1945 by Edward R. Beauchamp, Taylor & Francis, 1998, ISBN 0-8153-2732-3, trang 97
- ^ Japanese Youth and the Yukiko Syndrome, Far Eastern Economic Review, July 17, 1986
Lidhje të jashtme
Redakto- Yukiko Okada on Myspace
- Yukiko Okada Arkivuar 7 mars 2016 tek Wayback Machine at Find a Grave