Zaim Elezi i lindur në Dibër në vitin 1958. Në vitin 1983 mbaron studimet e larta në akademinë e arteve, Tiranë. Zaim Elezi ka punuar si piktor filmi në TVSH, skenograf i teatrit profesionist Peshkopi, mësues në shkollën e mesme artistike Peshkopi; drejtor artistik në sh.p.k. "Pekomeri", studion e artit "Zaya", etj. Ka marrë pjesë në ekspozitat kolektive të mbajtura në Peshkopi e Tiranë që nga viti 1984-1990; ekspozita kolektive në Prishtinë (1999), Annemasse-Francë (2004), ekspozitë me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë e Prishtinë (2005), etj. Në vitin 2004 ka hapur një ekspozitë personale në OBT, Gjenevë, Zvicër. Shumë prej pikturave të tij janë pjesë e koleksionistëve me famë në Francë, Kanada, Angli, Zvicër, Amerikë. Gjithashtu, shumë dashamirës të pikturës në Shqipëri mbajnë në koleksionet e tyre piktura të firmosura "Zaya". Nga data 13.06.2008 e për tre javë me rradhë "zaya" ishte pjesmarrës në një ekspozitë kolektive në Phorzheim të Gjermanisë. Veprat e tij u çmuan për realizmin impresiv e ftues dhe për mjeshtrinë e realizimit.

Galeri

Redakto