1.Ardhja e kolonëve nga Mali i Zi dhe vendosja e tyre

Prizren ,26.04.1919

Brigada e Parë e divizionit Jugosllav -Komanda e Armatës të Zonës së Tretë -Koloneli Kataniq,komadant i Beigadës se Parë në Prizeren,në raportin të cilin ia dërgon komandantit te Armatës së Tretë,e lajmëron për gjendjen dhe marrëdhëniet në mes të popujve e posaçërisht mbi qëndrimin e kolonëve malazezë.Kur Koloneli Katiniq flet mbi masat që duhet marrë për "qetësimin" e situatës në këto anë i radhiti në këtë mënyrë:

1.1. Në këtë anë duhet mbajtur aq shumë forca ushtarake se populli ta ndiejnë se dorë të hekurt,e cila do të lëshonte mbi kokën e gjithsecilit që nuk i nënshtrohet ligjeve të Mbretërisë

1.2. Ligji të jetë i pamëshirshëm për të gjithë-pa marrë parasysh kombësinë dhe përkatësinë religjioze;

1.3. Menjëherë të bëhet ndërrimi i të gjithë atyre xhandarëve që nuk i përkasin trupave të rregullta,sepse shqiptarët më së tepërmi ankohen në ta;

1.4. Të ndikohet te populli serb që të mos bëjë vepra penale-hakmarrje.Secili serb plaçkitës menjëherë të dënohet sa më rrept,sepse kjo do të ndikojë pozitivisht te shqiptarët kur të shohin se pushteti edhe ndaj tyre vepron sipas Ligjit;

1.5. Të tregohet kujdes ndaj partisë shqiptare

2.Kërkesat e kaçakëve për kthimin e malazezëve në Mal të Zi

Novi Pazar, 20.05.1919

'Komanda e Zonës së Divzionit të Ibrit-Komandës së Zonës të Armatës III'

Raport i Komandantit të njësisë së Gjurakocit në përputhje me kërkesën e kaçakëve. ,,Ata që janë në [[Gjurakoci|Gjurakoc] t'i dorëzojnë armët,që vendësit të mbesin në shtëpi të veta,malaziasit të kthehen në Mal të Zi,ushtria të shkojë në Mitrovicë..."[1]

Referime

Redakto
  1. ^ OSMANI, JUSUF (2016). KOLONIZIMI,REFPRMA AGRARE DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA KOSOVA 1918-1941. Prishtinë: TREGTIA. fq. 157–158. ISBN 978-9951-8658-7-6.