Zef Gjeta
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zef Gjeta agronom, profesor i asociuar dhe doktor i shkencave bujqësore, publiçist, autor tekstesh akademike si dhe iniciatori dhe botues i gazetës Humor Shkodran. Zef Gjeta është rizgjuesi i festës dhe ritualit të Karnavaleve të Shkodrës së bashku me grupe artistike dhe intelektuale të qytetit në Mars viti 1998 pas ardhjes së Demokracisë në Shqipëri.
Jeta
RedaktoFormimi profesional
Redakto- Përfundoi Fakultetin e Agronomisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ndoqi me sukses kualifikimin pas universitar në MAICh në Kretë të Greqisë me gradën Master.
- Mbrojti doktoraturën pranë U.B.T.
Përvoja drejtuese
Redakto- Punoi si specialist, kërkues shkencor pranë Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër,
- Drejtoi gazetën Humor Shkodran,
- Ekspert kombtar pranë FAO - Organizata Botrore e Ushqimit dhe Bujqësisë, IFAD - Fondi Ndërkombtar për Zhvillimin e Bujqësisë, BB - Banka Botërore, VSO - Programi i Vullnetarëve të Përtej Detit, Zyra e Projekteve dhe Trajnimit të Biznesit në Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës.
- Anëtar i bordeve profesional:
- Drejtori i Bordit të Besimit tek Instituti i Kërkimeve Rurale.
- Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Misrit dhe Orizit pranë kolegut Ahmet Osja
- Anëtar i Federatës Botërore të Gazetarëve të Bujqësisë
- Lektor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Botime shkencore dhe letrare
Redakto- Autor i artikujeve shkencorë e divulgues si dhe bashkautor i librave shkencorë dhe në 13 punimeve të ndryshme si dhe njihet si hartues dhe zbatuesi i 36 projekteve bujqësore.
- Autor i 10 librave humoristik
- Autor i 11 librave në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.
- Autor i librit metodik "Cikli i Projektit" dhe njohës e praktikues i 3 gjuhëve të huaja.
- Realizues i rubrikës së Ushqimit në Programin e Mëngjesit "Agon" në Albanian Screen TV.