Ahmet Osja
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ahmet Osja (Shkodër, 25 qershor 1939 - 23 shkurt 2020) ka qenë profesor i shkencave bujqësore dhe mban Urdhri "Mjeshtër i Madh", viti 2009 nga Presidenti i Shqipërisë. Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.
Jeta profesionale
Redakto- Ahmet Osja sipas është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër.
- Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit Si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.
- 1982 - 1991 Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.
- Profesor Osja ka qënë edhe Ministër i Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave si dhe lektor në Universiteti i Shkodrës.
Vepra
Redakto- Profesor Osja është autor dhe bashkë autor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij sidomos me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Ka realizuar një seri shkrimesh të vijueshme në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista ashtu si një gazetar profesionist dhe Shoqata e Gatezarëve Shqipëtar të Bujqësisë a ka vlerësuar me titullin Kryetar Nderi të saj.
- 2012 Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine ” 100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike” si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm.Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.
- Si studjues poliedrik Ahmet Osja sipas Qamil Gjyrezit argumenton që fotografi shqiptaro amerikan Gjon Mili e ka prejardhjen nga një familje në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe ka lidhje me prejardhjen e hershme të familjes të Gjyrezve si dhe është pasardhës i Skënderbeut.
Vlerësime
Redakto- 2009 - Mjeshtër i Madh nga Presidenca e Republikës.
- 2009 - Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja " Mirënjohja e Qytetit" .
- 2009 - Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare
- 2010 - Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.
- 2016 - Honoris causa
- 2018 - Qytetar Nderi Malesi e Madhe
Referime
Redaktohttps://www.starplus-tv.com/shkoder-liber-ne-80-vjetorin-e-profesor-ahmet-osja/ https://www.starplus-tv.com/prof-dr-ahmet-osja-nderohet-me-titullin-honoris-causa/ http://gazetapjace.com/ahmet-osja-i-palodhuri-ne-ndihme-te-bujqesise-e-mjedisit/ http://www.abn.al/profesori-i-mirenjohur-shkodran-ahmet-osja-jep-alarmin-per-ushqimet-qe-hame/ Arkivuar 25 korrik 2019 tek Wayback Machine https://www.youtube.com/watch?v=lSGmjKUo4v0 http://www.tekstespress.nl/article_documents/_1_46.pdf Arkivuar 25 korrik 2019 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
Redakto- Infoshkodra.com Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- Shtepiaelibrit.com
- Oranews.tv