Orizi

kokërr drithëri dhe fara e Oryza sativa
This is the stable version, checked on 21 mars 2021. 4 pending changes await review.

Orizi është bimë barishtore një vjeçare fruti i së cilës përdoret si ushqim. Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 para erës sonë.

Fusha e orizit

Prodhimi dhe tregëtia

Redakto
Prodhimi i orizit sipas shtetit — 2007
(milion ton)[1]
  Kina 187
  India 144
  Indonezia 57
  Pakistani 43
  Vietnami 35
  Tailanda 32
  Birmania 31
  Filipinet 16
  Brazili 11
  Japonia 10
Burimi:
Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës
 
Kallinjtë e orizit
 
Ena me oriz, ushqim

Kultivimi i orizit në Shqipëri

Redakto

Para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, por masivisht është kultivuar oriz edhe në zona të tjera si, në Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha. Për rritjen e rendimentit të tij, në Shkodër u ngrit Instituti i Misrit dhe Orizit (IMO), që hartonte teknologji bashkohore për krijimin e kultivarëve të orizit të përshtatshëm për kushtet klimatiko-tokësore të zonave përkatëse ku kultivohej ajo.

Historia post-komuniste e bujqësisë shqiptare ka dëshmuar një zhvendosje në strukturën e prodhimit drejt një modeli të drejtuar nga kërkesa, me një rënie të bimëve fushore industriale (oriz, pambuk, grurë, duhan) të ekuilibruar nga një rritje në prodhimin e bimëve foragjere.

Por, që nga vitet '90 e deri më tani në Shqipëri nuk kultivohet më bima e orizit, ndërsa nevojat e vendit plotësohen nga importi. Në shkallë vendi konsumi i përgjithshëm vjetor i kalon të 20.000 tonët.

Shih dhe këtë

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ fao.org. "Agriculture Statistics > Grains > Rice production (2007) by country". Marrë më 2010-05-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)