Zelengradi (Nestrami)
Zgjidhja e Greqisë, Maqedonia Perëndimore
Zelengrad (greqisht: Μεσόβραχον/Mesóvrakhon) është fshat në qarkun e Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ζέλεγκραδ/Zélegkrad.[1]
Zelengrad
Μεσόβραχον | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Zelengradar |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Zelengradi kufizohet me Revanin, nga jugu me Umockën, nga lindja me Gërlenin dhe nga perëndimi me Kalevishtin. Para vitit 1923, Zelengradi kishte këto lagje: Mëhalla e Kaçaunëve (të ardhur nga Volja, fshat në jug të Zelengradit, voljarë), Mëhalla e Bejkollarëve, Mëhalla e Përtejme dhe Mëhalla e Përkëtejme.[2]
Toponimet të fshatit Zelengrad:(Para vitit 1923)[3]
- Alevicë/a e Zelengradit - mal, në J.
- Ara e Ases – arë, në P.
- Ara e Madhe - arë, në P.
- Ara e Vogël - arë, në V.
- Bredh i Zatorisë - bredh, në J. Tregojnë se në kohën e pushtimit osman, Ali Bejkollari nga ky fshat preu një degë nga ky bredh. Është për këtë arsye që atij i plasi njëri sy, nga që bredhi ish i shënjtë, pra i paprekshëm. Thonë gjithashtu se nën këtë bredh hedhin valle zërat.
- Bregu i Shytkës – breg, në P.
- Curculigë/a – ara në mal, në J.
- Curilë/a – burim, në J.
- Çernek/u - bregore, kullotë, ne L.
- Çuka e Lartë - kodër e lartë, në J.
- Grihat - gur i cili përdoret për griha për të mprehur spata etj., në J.
- Grop’ e Kozmait - arë, në J.
- Gur i Bardhë - shkëmb në mal, në J.
- Kalaja - kodër e lartë ku ndodhen gërmadhat e një kalaje të vjetër, në L.
- Kori/a/ja – pyll, në P.
- Koria e Ismetit – arë, në P.
- Kroi i Athinës – krua, në J.
- Kroi i Gurit – krua.
- Kroi i Hoxhës – krua, në J.
- Kroi i Luadhit (Omockës) – krua, në J.
- Kroi i Mirë – krua, në J.
- Kroi i Oranëve – krua, në L.
- Kryjzet - ara kodrinore, në V.
- Loho - shpellë, në shkëmb, në J.
- Lum i Fshatit - përrua që zbret nga mali dhe kalon mes fshatit.
- Malet e Eçmenëve – male, në J.
- Mulliri i Banes.
- Mulliri i Icos - mulli që e ka pasë ndërtuar Icua nga Nestrami.
- Mulliri i Muços – mulli, në J.
- Përroi i Sathës - greminë, në J.
- Qershia - arë ku ndodhet dhe një qershi pranë saj, në L.
- Sten e Stamos – në P.
- Uji Kadiut - ujë i ftohtë që buron. Aty thonë se ka vdekur një kadi nga që piu ujë të ftohtë prej këtij, në J.
- Varkamen/i – shkëmb, në L.
- Varret e Babçorrit - varre, në V.
- Varret e Udhës Gërlenit – varre, në L.
- Varret e Xhamisë - varre përreth godinës së xhamisë, në P.
- Varr i Sylejmanit - varr mbi rrugë i rrethuar me mur. Sylejmani është vrarë nga bandat greke në kohën e luftës ballkanike, në J.
- Visoko/ua - në J.
- Xhamia - xhami e fshatit, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Zelengrad:(Para vitit 1923)[4]
Bejkollarë, Kërlellarë, Kiçollarë, Lamçurët, Sinançe/llarët, Voljarët.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Zélegkrad - Mesóvrakhon
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 522.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 522-523. Tregoi: Zia Murat Bejkollari, 66 vjeç, analfabet nga fshati Zelengrad i Kosturit, sot me banim në fshatin Biçakanj-Lushnjë. Biçakanj, më 7.8.1976.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 522.