Zenepe Luka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zenepe Luka është një gazetare dhe shkrimtare shqiptare.
Jeta
RedaktoZenepe Luka.
Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën "Shqiptarja e Re", për të vijuar në gazetën lokale "Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.Është e para gazetare e RTSH ,në terren, që u vendos në Elbasan duke mbulluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës "Koha Jonë" për Vlorën, më pas në gazetat "Ballkan" dhe "Telegraf".Vazhdon të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020,mbushi 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.
Zenepe Luka, duke qënë gjithë kohën gazetare e terrenit, i është dashur të përballojë vështirësitë, për të pasqyruar në faqet e gazetës shqetësimin e njerëzve të thjeshtë, duke u ndeshur edhe me presionin e shtetit.Ajo ka rriskuar , si askush tjetër për periudhën kur ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë” në Vlorë, duke provuar dhunën e policisë,presionet e trafikantëve, për të mbrritur në aktin fundamentalist, vendosjen e tritolit në banesë më 10 maj të vitit 1998., ku u shkatërrua banesa dhe u plagosën dy fëmijët.Gazetarja vlerësohet nga lexuesit,ndërsa është përballur me presione të pushtetarëve që janë kritikuar prej saj. Zenepe Luka është vlerësuar nga këngëtari i madh Italian Al Bano Karrisi,që i ka akorduar Premion” Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”. Me rastin e 45 vjetorit të karierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerësoi me “Mirënjohje”, ndërsa Unioni i gazetarëve në Vlorë me çmimin “Petro Marko”.
Krijimtaria letrare
RedaktoZenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.
Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën "Rënkimi i shpirtit". Në vitin 1998, botoi librin publicistik "Vlora,Vlora", botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri "Unë, gazetarja rebele" e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri"Një jetë për Kombin" u botua në vitin 2002. "Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri", është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.
"Violeta Manushi, kryezonja e skenës",që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë "Al Bano & Albania ", ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”.
Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.
Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Romina Poëer”dhe monografinë “Jeta e Al Bano Karrisit”, Libri “Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në vitin 2017 dhe u promovua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.“Testamenti i grave për gratë”u promovua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit „Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill 2018.Po në këtë vit u botua libri “ Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale” .Llibri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , u promovua në maj të vitit 2018 në Vlorë,ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi.“ .
Angjelina Arianiti Komneni Shpirti i shenjtë i Arbërisë”, që është lbri i 18-të i autores,botohet me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shenjtores shqiptare, e panjohur dhe e pavlerësuar në vendlindjen e saj.
Zenepe Luka -Vlerësimet
RedaktoPërveçse është një gazetare e mirënjohur dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile.Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore "Al Bano & Romina Poëer” që nga vitit 1996 dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh.Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e "Mirënjohje”nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë,disa shtete në Europë,Diasporë dhe veçaanërisht në Itali.Në muajin nëntor të vitit 2011, në Forumin Botëror të Gruas, që u mbajt në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Çhen Zhi Li.Në korrik të vitit 2012, Komuna e Çelino San Marko,vendlindja e këngëtarit Al Bano Karrisi i dha Premion “Qytetare nderi”.Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni. Më 1 nëntor të vitit 2017, Presidenti i Kosovës zoti. Hashim Thaçi e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Një bum vlerësimesh ju akorduan në eventin e organizuar” 45 vjet gazetare e terrenit”, ku më të rëndësishme ishin Çertifikimi me Titullin “Misionare Paqeje Ndërkombëtare ,ndërsa Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë e nderoi me “Mirënjohje” Deputeti italian Nicola Ciraci, dorëzoi disa Mirënjohje akorduar nga disa bashki të Puglias,ndërsa Premion “Nikolin Xhoja” ia dorëzoi pjanistja, Mjeshtër i Madh Aksinja Xhoja.Këngëtari Italian Al Bano Karrisi i dorëzoi dy premio , duke vlerësuar maksimalisht Zenepe Lukën si gazetare dhe kryetare e shqoatës kulturore “Al Bano Karrisi” që me aktivitetet madhore për gjatë 25 vjetëve, ka forcuar urat e miqësisë mes dy popujve.Më 2 gusht të vitit 2019, në ditën e përvjetorit të lindjes, Zenepe Lukës i akordohet Medalja e Artë "Ambasadore e Paqës botërore" firmosur nga katër institucione amerikane të akredituara në OKB. Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Misioni Diplomatik Amerikan dhe Akademia Botërore e Paqes.Më 23 nëntor të vitit 2019 Klubi botëror i Artit dhe Sozive me qëndër në Milano, i akordoi cmimin dinjitoz ndërkombëtar OSKAR.Më 21 dhjetor 2019 Unioni i Gazetarëve në Vlorë, e vlerësoi me çmimin “Petro Marko”.