Zenepe Pirani (10 maj 1910, Podgoricë, Mali i Zi – 5 korrik 2021, Shkodra) ishte një superqindvjeçare shqiptare me origjinë nga Podgorica (Mali i Zi), mosha e së cilës aktualisht ende nuk është verifikuar nga burime të pavarura. Ajo ishte personi më i vjetër i gjallë në Shqipëri në kohën e vdekjes së saj.[1][2]

Zenepe Pirani
Emri Zenepe
Mbiemri Pirani (Piraj)
Lindur më 10 maj 1910
Lindur në Podgorica,Mali i Zi Mali i Zi
Vdiq më 5 korrik 2021
Vdiq në Shkodra, Shqipëria Shqipëria
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Mali i Zi Mali i Zi
Shqipëria Shqipëria

Biografia Redakto

Zenepe Pirani u lind në Podgoricë të Principatës së Malit të Zi (sot Mali i Zi) më 10 maj 1910. Sipas mediave shqiptare, ajo erdhi në Shkodër nga Mali i Zi në vitin 1924, së bashku me katër motra dhe prindërit. Ajo u fejua shumë e re, në moshën 16-vjeçare dhe qëndroi në Shqipëri, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore familja e saj u kthye në Mal të Zi. Ajo i mbijetoi dy luftërave botërore, por edhe dy pandemive botërore. Ajo ka lindur 2 vjet para se të formohej vendi ku jetonte.

Në mars të vitit 2021, në moshën 110-vjeçare, në Shkodër, ajo mori vaksinën kundër Covid-19, duke e bërë atë ndoshta një nga njerëzit më të moshuar që e mori atë. Në të njëjtin muaj, ajo u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.[3]

Ajo në tre vitet e fundit të jetës u kujdes nga organizata për kujdesin e të moshuarve shkodranë “Organizata Alternative Pro”, e cila e varrosi.[4]

Pirani vdiq në Shkodër, Shqipëri, 5 Korrik 2021 në moshën 111 vjeçare, 56 ditë.[5]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Zenepe Pirani". Gerontology Wiki (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "111-vjeçarja mori vaksinën anti COVID, Rama i plotëson dëshirën e madhe nënës Zenepe për një takim emocionues". Shqiptarja.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Vaksinohet 111-vjeçarja në Shkodër që mposhti dy luftëra dhe dy pandemi botërore: Pengu më i madh, kërkesa për kryeministrin". Balkan Web.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Feston ditëlindjen 111 vjeçarja/ Shkodër, Zenepe Piraj mori sot dozën e dytë të vaksinës". Bota Sot.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Obituary Aida Piranic on Facebook