Superqindvjeçarët (njëjës, superqindvjeçari) është njē term nga fusha e gjerontologjisë me të cilin emërtohen individët që kanë arritur moshën 110 vjeç e tutje. Kjo moshë arrihet nga rreth 1 në 1.000 njēqindvjeçarë. [2]

Hava Rexha është gruaja nga Rrethi i Elbasanit për të cilën pretendohet se ka jetuar 123 vjet dhe 86 ditë. Nëse këto pretendime vërtetohen atëherë Hava Rexha do të jetë gruaja më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë rruzullin tokësor. [1]

Gjerontologu Anderson bashkë me një grup studiuesish arriti në përfundimin se superqindveçarët jetojnë një jetë tipikisht pa sëmundje të theksuara të lidhura me moshën derisa të arrihet jetëgjatësia maksimale e njeriut. [3]

Në vitin 1902, Margaret Ann Neve, e lindur në vitin 1792, u bë superqindvjeçarja e parë femër e verifikuar. Jeanne Calment nga Franca, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeç dhe 164 ditë, kishte të dokumentuar jetëgjatësinë më të madhe të njeriut të njohur deri më tani. Njeriu i gjinisë mashkullore më i vjetër i verifikuar ndonjëherë është Jiroemon Kimura i Japonisë, i cili vdiq në vitin 2013 në moshën 116 vjeç dhe 54 ditë. 

Nga superqindvjeçarët shqiptarë, individët më të njohur, deri më tani janë: Fatime Ibrahimi, Halide Mehmeti, Hava Rexha, Tahir Morina, Xhemajl Jashari, Zaide Saliu.

Incidenca

Redakto

Grupi i Kërkimeve të Gjerontologjisë mban një listë të lartë prej 30-40 njerëzish të gjallë të verifikuar si njerëzit më të vjetër. Studiuesit vlerësojnë, bazuar në një normë mbijetese prej 0.15% në 0.25% të njëqindvjeçarëve deri në moshën 110 vjeç, që duhet të ketë midis 300 dhe 450 superqindvjeçarë të gjallë në botë. [4] [5] Një studim i kryer në vitin 2010 nga Instituti Max Planck për Kërkime Demografike gjeti 663 superqindvjeçarë të vlefshëm, të gjallë dhe të vdekur, dhe tregoi se vendet me numrin më të lartë të përgjithshëm (jo frekuencën) e superqindvjeçarëve (në renditje në rënie) ishin Shtetet e Bashkuara, [6] Japonia, Anglia plus Uellsi, Franca dhe Italia. [7] [8] Superqindvjeçari i parë i verifikuar në historinë njerëzore ishte holandezi Geert Adriaans Boomgaard (1788–1899), [9] dhe vetëm në vitet 1980 mosha më e vjetër e verifikuar tejkaloi 115.

Etimologjia

Redakto

Termi superqindvjeçar - supercentenarian ka ekzistuar që prej të paktën shekullit XIX. [10] [11] Termi ultraqindvjeçar - ultracentenarian është përdorur gjithashtu për të përshkruar dikë mbi 100 [12] - Norris McWhirter, redaktor i Librit të Rekordeve Guinness, e përdori këtë fjalë në korrespondencën e tij me studiuesin e pretendimeve të moshës së shtyrë dhe pleqërisë së thellë A. Ross Eckler Jr. në vitin 1976, ndërsa ishte popullarizuar më tej në vitin 1991 nga William Strauss dhe Neil Howe në librin e tyre Generations . Ndërkohë, semisupercentenarian është përdorur për emërtimin e intervalit të moshës 105-109 vjeç. [13] Referencat e hershme ndaj superqindvjeçarëve priren të nënkuptojnë thjesht "dikush që është mbi 100 vjeçar", por kufiri 110 vjet e tutje mbi të është kriteri i pranuar i gjerontologëve, gjeragogëve dhe demografëve.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Young, Robert (15 dhjetor 2007). "World's Oldest Claimants" (në anglisht). Gerontology Research Group. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2010. Marrë më 7 nëntor 2010.
  2. ^ Maier, H., red. (2010). Supercentenarians. Germany: Max Planck Institute for Demographic Research. fq. 325. ISBN 978-3-642-11519-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ B. M. Weon; J. H. Je (2009). "Theoretical estimation of maximum human lifespan". Biogerontology. 10 (1): 65–71. doi:10.1007/s10522-008-9156-4. PMID 18560989. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gerontology Research Group. "GRG World Supercentenarian Rankings List (note 2 at bottom of page)". grg.org. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2018. Marrë më 2019-04-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Gerontology Research Group (2017-04-21). "Table E: Current Validated Living Supercentenarians". supercentenarian-research-foundation.org. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2018. Marrë më 2017-04-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Rosenwaike, Ira; Stone, Leslie F. (2003). "Verification of the Ages of Supercentenarians in the United States: Results of a Matching Study". Demography. 40 (4): 727–739. doi:10.1353/dem.2003.0038. JSTOR 1515205. PMID 14686139. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Maier, H., red. (2010). Supercentenarians. Demographic Research Monographs. Springer. doi:10.1007/978-3-642-11520-2. ISBN 978-3-642-11519-6. Marrë më 2017-04-13. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ CSMonitor Staff (2010-08-10). "Supercentenarians around the world". The Christian Science Monitor. Marrë më 2017-04-13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Death of a Super-centenarian". The Tralee Chronicle and Killarney Echo. 15 nëntor 1870. Marrë më 5 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "The Doctors and the Microbes". The Inter Ocean. 10 tetor 1897. Marrë më 5 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Gibb, G. (1876). "Ultra-Centenarian Longevity". The Journal of the Anthropological Institute of Great Britain and Ireland. Royal Anthropological Institute of Great Britain and Ireland. 5: 82–101. doi:10.2307/2841365. JSTOR 2841365. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Anderson, Stacy L.; Sebastiani, Paola; Dworkis, Daniel A.; Feldman, Lori; Perls, Thomas T. (2012). "Health Span Approximates Life Span Among Many Supercentenarians: Compression of Morbidity at the Approximate Limit of Life Span". The Journals of Gerontology: Series A. 67A (4): 395–405. doi:10.1093/gerona/glr223. PMC 3309876. PMID 22219514. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)