Zeqir Muçolli (Herticë, 1937 - Padovë, 2014) ka qenë një mësimdhënës dhe bletar i dalluar nga komuna e Besianës. [1] [2]

Biografia

Redakto

Zeqir S. Muçolli u lind në Herrtizë (Herticë) të Besianës (Podujevës) më 08.08.1937. Klasën e katërt të shkollës Fillore e kreu në Herticë, gjimnazin e ulët: klasën e parë në Besianë, kurse të tjerat në Orllan. Shkollën Normale, Fakultetin Filozofik – Dega e Gjeografisë, i kreu në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare në Beograd. Më 1 shtator 1960 ka filluar të punojë si mësues i klasës së parë dhe njëkohësisht është emëruar edhe drejtor i Shkollës Fillore “Rilindja” në Herticë. Në këtë shkollë u prit me mirëseardhje nga nxënësit, kolegët dhe prindërit e nxënësve. Menjëherë filloi të aplikonte risi në procesin mësimor – edukativ në shkollë. Por, pasi në Shkollën Fillore të Orllanit ndihej nevoja për arsimtar në klasë të larta, me 1 tetor e tërhoqën në Shkollën e Orllanit. Në Orllan ishte mësimdhënës dhe drejtor i shkollës fillore “Meto Bajraktari”, pastaj profesor dhe drejtor i gjimnazit “8 Nëntori” të Besianës, inspektor i arsimit, sekretar i Bashkësisë së Arsimit dhe të Kulturës të Besianës, inspektor krahinor i arsimit dhe këshilltar i Sekretarit të Sekretariatit të Arsimit, të Shkencës e të Kulturës të Kosovës. Ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe anëtar i Këshillit të Arsimit. Përveç në fushën e arsimit ka dhënë kontribut të çmueshëm edhe për popullarizimin dhe përparimin e bletarisë si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.[1] [2] [3]

  • "Aparati Z.S.M.-'83"
  • "Bleta" (Kalendari i punëve në bletore), 1985 (bashkëautor)
  • "Hertica: (monografi gjeografike, etnografike dhe toponimike), 2000
  • “Kalendari bletarisë”, 2000
  • “Fjalori i bletarisë”, 2000
  • “Produktet e bletëve”, 2003
  • “Bletaria praktike”, 2009
  • “Bletaria për fëmijë” (dorëshkrim)
  • “Bletaria për të gjithë” (dorëshkrim)

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ a b Vdes veterani i arsimit Zeqir Muçolli, botasot.info
  2. ^ a b Amaneti i një pishtari!, zemrashqiptare.net
  3. ^ Promovimi i vëllimit III të Monografisë, “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, Prishtinë, 6.08.2005