Zgjedhjet presidenciale franceze, 2022
Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në Francë më 10 dhe 24 prill 2022. Pasi asnjë kandidat nuk fitoi shumicën në raundin e parë, u mbajt një balotazh, në të cilin Emmanuel Macron mundi Marine Le Pen dhe u rizgjodh si President i Francës.[1] Macron, nga La République En Marche! (LREM), kishte mposhtur Le Pen, udhëheqëse e Tubimit Kombëtar, një herë tashmë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017, për mandatin që skadoi më 13 maj 2022. Macron u bë presidenti i parë i Francës që arriti rizgjedhje që prej vitit 2002 ku Zhak Shirak fitoi.[2]
Në raundin e parë, Macron mori 27.9% të votave, ndjekur nga Le Pen me 23.2%, Jean-Luc Mélenchon i La France Insoumise me 22% dhe Éric Zemmour i Reconquête me 7.1%. Valérie Pécresse e Republikanëve mori 4.8% të votave dhe Anne Hidalgo, kryetare e bashkisë së Parisit dhe kandidate e Partisë Socialiste, 1.8%. Si partitë republikane ashtu edhe ato socialiste, të konsideruara si partitë dominuese deri në vitin 2017, morën rezultatet e tyre më të këqija në zgjedhjet presidenciale. [3]
Në raundin e dytë, Macron mundi Le Pen me 58.5% të votave ndaj 41.5% të votave të saj, një diferencë më e ngushtë se në zgjedhjet e 2017. Pjesëmarrja ishte 72.0%, më e ulëta në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1969.[4] Le Pen pranoi humbjen pas publikimit të exit-polleve. Zgjedhjet presidenciale u pasuan nga zgjedhjet legjislative franceze të vitit 2022, të mbajtura më 12-19 qershor, për të zgjedhur 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare, e cila është dhoma e ulët e Parlamentit francez.
Referime
Redakto- ^ Clinch, Silvia Amaro,Matt (24 prill 2022). "Macron beats far-right rival Le Pen in French presidential election". CNBC (në anglisht). Marrë më 24 prill 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Bernard, Mathias (24 prill 2022). "French president Emmanuel Macron wins re-election: a victory with deep challenges". The Conversation. Marrë më 25 prill 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Samuel, Henry (11 prill 2022). "Valérie Pécresse could lose €5m of her own election campaign money". The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2022. Marrë më 12 prill 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Macron wins French presidential election". Le Monde.fr (në anglisht). 24 prill 2022. Marrë më 25 prill 2022.