Hape menynë kryesore

Ana María "Anne" Hidalgo (lindi më 19 qershor 1959) është politikane spanjolle-franceze që shërben si Kryetare e Parisit që nga viti 2014. Ajo është gruaja e parë që mban këtë postë.

Anne Hidalgo
2014 Paris Marathon t083833.jpg
Kryetare e Parisit
5 prill 2014 – në vazhdim
Paraardhësi: Bertrand Delanoë
Nënkryetare e Parisit
18 mars 20015 prill 2014
Paraardhësi: Jacques Dominati
Pasardhësi: Bruno Julliard
Të dhënat personale
Lindi më: 19 qershor 1959
Lindi në: San Fernando, Spanjë
Kombësia: Spanjolle
(1959-1973 ; 2003-)
Franceze
(prej 1973)
Shkolla e kryer: Universiteti Jean Moulin Lyon 3
Universiteti Paris-Nanterre
Partia politike: PS (prej 1994)
Bashkëshortja Jean-Marc Germain
Feja: Ateiste
Anne Hidalgo

Ajo është anëtare e Partisë Socialiste që nga viti 1994. Më 22 janar 2016, ajo u bë Nënkryetarja e parë e Métropole du Grand Paris.

BiografiaRedakto

Familja dhe riniaRedakto

Hidalgo lindi në [[San Fernando, afër Cádiz, në Andaluzi, Spanjë.[1] Gjyshi i saj (nga babai)) ishte socialistë spanjollë që u bë refugjatë në Francë pas përfundimit Luftës Civile Spanjolle së bashku me gruan dhe katër fëmijët e tij. Megjithatë, gjyshërit e saj u kthyen në Spanjë pak kohë më vonë. Gjyshja e saj vdiq në udhëtimin e kthimit, ndërsa gjyshi i saj u dënua me [[Dënimi me vdekje|vdekje], edhe pse kjo u transferua në një dënim të përjetshëm.

Babai i saj ishte elektricist.[1] Ai u martua me rrobaqebëse;[1] ata kanë pasur dy vajza Anna (Anne) dhe Maria (Marie). Sidoqoftë, për shkak vështërsisë ekonomike në Spanjë, prindërit e Hidalgos u imigruan në Francë.[2] Ata u vendosën në Lion më 1961, së bashku me dy vajzat e tij.

Hidalgo u rrit në Vaise, lagje në Lion, duke folur spanjisht me prindërit e saj dhe frëngjisht me motrat e saj. Prindërit e saj janë kthyer në Spanjë tani,[2] ndërsa motra e saj, Marie, menaxhon një kompani në Los Angjelos.

Hidalgo u bë qytetare franceze në moshën katërmbëdhjetë vjeçe; [1] ajo është gjithashtu qytetare spanjolle.[1]

ShkollimiRedakto

Hidalgo diplomoi me gradë Master në punën sociale në Universitetin Jean Moulin Lyon 3[3] para se të përfundoj Diplomën e Studimeve të Avancuar (DEA) në unionizmin social dhe tregtar në Universitetin Paris-Nanterre.

Më 1982, ajo hyri në konkursin kombëtar për Inspektoratin e Punës, duke u rradhitur në të pestin. Në vitin 1984, ajo fitoi postin e saj të parë në Inspection du travail që përfaqëson qarkun e 15-të të Parisit. Ajo u tërhoq nga shërbimi civil në korrik 2011, 52 vjeçe.[4]

Jeta personaleRedakto

Që nga qershori 2004, ajo është e martuar me Jean-Marc Germain, ish-drejtor në kabinetin e Martine Aubry. Ata së bashku kanë një fëmijë. Ajo është gjithashtu ka dy fëmijë nga martesa e kaluar.[5]

ReferimetRedakto

  1. ^ a b c d e Jérôme Bonnet, 'To be Mayor is to work 24 hours a day', FT Weekend Magazine (Financial Times supplement), 28 shkurt/1 mars 2015, pp. 18-21
  2. ^ a b "Una gaditana en la alcaldía de París". El País. 1 April 2001. Marrë më 2010-05-19. 
  3. ^ "Biographie Anne Hidalgo". www.linternaute.com. Marrë më 2017-12-19. 
  4. ^ Anne Hidalgo, 53 ans, retraitée depuis juillet 2011, Atlantico, 9 prill 2013.
  5. ^ Virginie Le Guay, « Anne Hidalgo, une Parisienne à Manhattan », Paris Match