Zhaklina Dhimojani (ka lindur më 25 korrik 1965) është aktore shqiptare e njohur me filmat "Babai i studentit" (1988) dhe "Mimoza llastica" (1973) dhe “Qortimet e vjeshtës” (1981). Ajo ka qenë prezantuese e festivalit të interpretuesve të këngës dhe e emisioneve për fëmijë. Pas studimeve për Financë në Universitetin e Tiranës, në fillim të viteve ‘90 znj. Dhimojani Blättler emigroi drejt Italisë e më pas u vendos në Zvicër. Ajo është e martuar me Dr. Iur. Stefan Blättler, një nga ekspertët më të mëdhenj të policisë dhe të së Drejtës Penale në këtë vend dhe ka një vajzë, të quajtur Alexandra.

Znj. Dhimojani Blättler drejton dhe është përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me Ballkanin pranë “PPC and Engineering”, zyrë konsulence me qendër në Bernë, e fokusuar në sektorin e sigurisë publike e private, por dhe ne promovimin e kulturës dhe turizmit.