Zhvillimi i uebit
Zhvillimi i uebit është puna e përfshirë në zhvillimin e një uebfaqe për Internet (World Wide Web) ose një intranet (një rrjet privat). [1] Zhvillimi i uebit mund të variojë nga zhvillimi i një faqeje të thjeshtë statike me tekst të thjeshtë deri te aplikacionet komplekse të ueb-it, biznese elektronike dhe shërbime të rrjeteve sociale . Një listë më gjithëpërfshirëse e detyrave të cilave zakonisht i referohet zhvillimi i uebit, mund të përfshijë inxhinierinë e uebit, dizajnin e uebit, zhvillimin e përmbajtjes së uebit, ndërlidhjen me klientin, skriptimin nga ana e klientit/serverin, konfigurimin e sigurisë së serverit në ueb dhe rrjetit, dhe zhvillimin biznesit elektronike .
Ndër profesionistët e uebit, "zhvillimi i uebit" zakonisht i referohet aspekteve kryesore jo-projektuese të ndërtimit të faqeve të internetit:shënimi dhe kodimi. [2] Zhvillimi i uebit mund të përdorë sistemet e menaxhimit të përmbajtjes (CMS) për t'i bërë ndryshimet e përmbajtjes më të lehta dhe të disponueshme me aftësitë teknike bazë.
Për organizatat dhe bizneset më të mëdha, ekipet e zhvillimit të uebit mund të përbëhen nga qindra njerëz (zhvillues të uebit) dhe të ndjekin metoda standarde si metodologjitë Agile gjatë zhvillimit të sajteve të internetit. Organizatat më të vogla mund të kërkojnë vetëm një zhvillues të vetëm të përhershëm ose kontraktues, ose me detyrë dytësore në pozicione të ngjashme që lidhet me kët punë si p.sh. një dizajner grafik ose teknik i sistemeve të informacionit . Zhvillimi i uebit mund të jetë një përpjekje bashkëpunuese midis departamenteve dhe jo një domen i një departamenti të caktuar. Ekzistojnë tre lloje të specializimit të zhvilluesve të uebit: zhvillues i nivelit të përparmë (front-end), zhvillues i nivelit të pasëm (back-end) dhe zhvillues i plotë (full-stack). [3] Zhvilluesit e nivelit të përparmë janë përgjegjës për sjelljen dhe pamjet vizuale që funksionojnë në shfletuesin e përdoruesit, ndërsa zhvilluesit e pasëm merren me serverët. Që nga komercializimi i Uebit me Tim Berners-Lee [4] që zhvillon World Wide Web në CERN, industria ka lulëzuar dhe është bërë një nga teknologjitë më të përdorura ndonjëherë.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "What is Web Development? - Definition from Techopedia". Techopedia.com (në anglisht). Marrë më 2018-12-07.
- ^ Campbell, Jennifer (2017). Web Design: Introductory (në anglisht). Cengage Learning. fq. 27.
- ^ Northwood, Chris (2018-11-19). The Full Stack Developer: Your Essential Guide to the Everyday Skills Expected of a Modern Full Stack Web Developer (në anglisht). Apress. ISBN 978-1-4842-4152-3.
- ^ "Longer Bio for Tim Berners-Lee". www.w3.org (në anglisht). Marrë më 2022-04-27.