Tim Berners-Lee
Sir Timothy John "Tim" Berners-Lee, KBE (lindi me 8 qershor 1955 ne Londer, Angli) është nje informatikan anglez i cili shpiku World Wide Web (WWW), sebashku me Robert Calliau dhe me mijera shoke te tij. Sot është drejtor i World Wide Web Consortium, te cilin e mbikqyr dhe kujdeset për zhvillimin e tij te metejshem.
Jeta
RedaktoNe vitin 1976 u laureua ne Universitetin e Oksfordit, ku ai ndertoi kompjuterin e tij te pare. Me pas kaloi dy vjet ne Plessey Telecommunications Ltd, dhe ne vitin 1978 hyri ne D.G Nash Ltd.
Ne vitin 1980 kaloi gjashte muaj ne CERN si keshilltar ne fushen e inxhenierise softuerike. Aty krijoi, për perdorim vetjak, programin e pare për ruajtjen e te dhenave (informacioneve) duke perdorur shoqerime te rastesishme. Ky program (i quajtur Enquire nuk u botua kurre) do te formonte bazen konceptuale për zhvillimin e ardhshem te World Wide Web (Rrjeti i Gjere Boteror ose Rrjeti Mbar-Boteror).
Ne vitin 1989 parashtroi nje projekt global mbi hipertekstin, me pas i njohur si World Wide Web.