Zina Andri
Zina Andri lindi në vitin 1924 dhe vdiq më 15 janar të vitit 1980, ishte regjisorja e parë grua në Teatrin Kombëtar .
Biografia
RedaktoZina Andri-Pano, e njohur profesionalisht si Zina Andri, lindi Zinaida Andriyenko ne Harkov, Ukraine (ish Bashkimi Sovietik) në Dhjetor 1924. Pasi mbaron studimet a shkolles se mesme me medalje ari në qytetin e lindjes, në vitin 1943, Zina fillon studimet e larta në Univesitetin e Moskës, në Institutin Teatral "Lunaçarski" The Russian Institute of Theatre Arts – GITIS. Andri-Pano u diplomua në degën e Mjeshtërisë së Aktorit.
Në vitin 1946 njihet me studentin Shqiptar aktorin dhe regjisorin Andon Pano, ne Moske. Ne 1949 vjen ne Shqiperi si bashkëshorte e Andonit ku filloi punë në Teatrin e Ushtrisë. Ne vitin 1950, Andri-Pano hyn ne trupen e Teatrit Popullor duke u bere e nje nga femrat e para regjizore, e cila pergjate karrieres se saj realizon 20 premiera.
Andri-Pano perkushtoi jeten e saj profesionale artit Shqipetar si brenda dhe jashte skenes teatrale duke i mesuar artin e aktrimit dhe regjizimit brezave te rinj Shqipetar. Per me shume se 20 vjet, kjo regjizore, e cila thirrej nga te gjithe me dashuri si "ruska", do te ishte aktive ne jeten artistike te Teatrit Kombetar, duke ndihmuar ne rritjen e tij profesionale.
Zina Andri-Pano del ne pension ne vitin 1975 dhe mbylli syte pergjithmone ne Tirane, me 15 Janar 1980. Portreti i saj eshte ne nje nga imazhet e postes Shqipetare.
Filmografia
RedaktoNë vitin 1950, ze vend në trupën e Teatrit Popullor. Për mëse 15 vjet në këtë skenë Zina Andri - Pano, realizoi afro 20 premiera. Ndër shfaqjet e saj më të suksesshme janë: "Qeni i kopshtarit", "Shtëpia e Bernarda Albës", "Shërbëtori i dy zotnive", "Monserati", "Votra e huaj" e Ndrekë Lucës, që është e vetmja pjesë shqiptare. Në vitin 1975 doli në pension.