Andon Pano (Stamboll, 23 prill 1921 - Tiranë, 24 prill 1993) ka qenë një aktor shqiptar dhe nje nga themeluesit e Teatrit Kombetar.

Biografia

Redakto

Pasi mbaroi shkollën fillore, Andon Pano, kryen normalen e Elbasanit me prof Alexander Xhuvani. Gjatë luftës mori pjesë në radhët e rezistencës dhe është pjesmarrës që në krijimin e teatrit partizan në Maj 1944. Pas çlirimit të vendit, që në vitin 1945, ai ishte ndër të parët që ka marrë pjesë në kominsionin për krijimin e Teatrit të Shtetit. Pas specializimit të tij në Bashkimin Sovietik, ai rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar dhe për disa vite rresht Andon Pano interpretoi me mjeshtëri disa role që ishin jo vetëm kulmet e tij, por edhe të vetë teatrit.

Kështu përmendim pjesët: "Topazi", "Martesa", "Invadimi","Gjergj Dimitrov", "Halili dhe Hajria", "Tartufi", "Prefekti", "Revizori", "Shtatë Shalianët", etj. Për një periudhë ai ishte edhe drejtuesi i Teatrit Popullor dhe i Teatrit të Kukullave, ku shkruan pjesë për këtë teatër dhe eshte krijues i nje galerie skenike teatrale te cilat jane vleresuar me disa cmime. Andon Pano eshte akorduar Laureat i Çmimit të Republikës në vitin 1955 si dhe është nderuar edhe me çmime e të tjera. Ai eshte nje nga te artistet e pakte Shqipetar i permendur ne vellimin e katert te Enciklopedise Teatrale "Teatralnaya Jenciklopediya" publikuar me 1 Janar, 1965, Moske, ne faqen 262 ku shkruhet per performancen ne skene te artistit Shqipetar. Andon Pano ka kontribuar ne jeten artistike te kombit duke perkthyer me mjeshteri nga disa gjuhe te huaja disa pjese teatrale per skenen Shqipetare. Ai ishte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve gjate tere jetes se tij dhe njihet si nje nga kritiket dhe historianet e pare te artit skenik.

Është nderuar edhe me titullin "Artist i Merituar".

Andon Pano, bashkeshort i Zina Andri, ka lene pas dy vajza dhe kater mbesa. Trashigimia intelektuale e tij eshte e arkivuar ne Washington, D.C., Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Referime

Redakto


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.