Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Hidridi i zinkut është një përbërës inorganik me formulën kimike ZnH2. Është një lëndë e ngurtë e bardhë, pa erë, e cila zbërthehet ngadalë në elementët e saj në temperaturën e dhomës; përkundër kësaj është më i qëndrueshëm nga hidridet binar të metaleve kalimtare të rreshtit të parë. Një shumëllojshmëri e komponimeve koordinuese që përmbajnë lidhje Zn-H përdoren si agjentë reduktues,[1] megjithatë vetë ZnH2 nuk ka aplikime të zakonshme