Zorica Brunclik
Zorica Brunclik ( e lindur më 29 qershor 1955) është një këngëtare serbe e muzikës popullore; si tradicionale ashtu si edhe atyre të kompozuara rishtazi. Një prej artisteve më të famshme ish-jugosllave, Zorica Brunclik është e njohur për zërin e saj, stilin e modës dhe flokët rozë të ndezur.
Biografia
RedaktoBrunclik lindi më 29 qershor 1955 në Beograd, Jugosllavi . [1] [2] Babai i saj ishte me origjinë sllovake, dhe nëna e saj ishte nga Shumadia . [3] Ajo filloi të performonte në bare dhe restorante. Aty u zbulua nga Bora Spuzhiq Kvaka, me vajzën e të cilit shkonte në shkollë. Më vonë ajo kreu një kurs në shkollën Aranžerskoj në Universitetin Kombëtar "Bozhidar Adžija", dhe më pas Fakultetin Ekonomik dhe studioi drejtësi.
Ajo është martuar katër herë. Bashkëshortët e saj më të njohur janë fizarmonistët Ljuba Keshelj dhe Miroljub Arangjeloviq Kemish me të cilin ajo është e martuar që nga viti 1985. Ajo ka katër fëmijë (tre vajza dhe një djalë), dhe u bë gjyshe në vitin 2013.
Brunclik ishte pjesë e udhëheqjes së partisë së Majtë Jugosllave dhe ishte mikeshë personale e Sllobodan Millosheviqit dhe gruas së tij Mirjana Markoviq . Për shkak të kësaj, pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000, ajo përjetoi izolim dhe bllokadë mediatike, si dhe një sërë kufizimesh të tjera të nxitura nga mbështetësit e regjimit të ri.
Karriera
RedaktoZorica u bë e famshme nga Bora Spuzhiq Kvaka, një këngëtar i njohur popullor në ish-Jugosllavi. Pas pesë vitesh këndm në bare dhe restorante, duke performuar në hotelin “Danub” në Pozharevc, ajo u takua me këngëtarin dhe kompozitorin e panjohur të atëhershëm Novica Urosheviq me të cilin ndërtoi një karrierë muzikore. Urosheviqi kishte performuar me orkestrën e Tihomir Paunoviqës i cili në atë kohë ishte në kërkim të këngëtarëve të rinj. Kjo i dha mundësinë Zoricës që të regjistrojë një këngë për Radio Televizionin e Beogradit . Kënga e parë u regjistrua për PGP Radio Televizionin e Beogradit më 20 janar 1975, "Ne daj da nas rastave" (Lit. Mos lejoni që të na ndajnë ). [4] Kjo këngë pati një sukses të madh dhe kënga u publikua me një tirazh prej 300,000 kopjesh. Pas atij suksesi, këngët e Zoricës ishin shpesh më të dëgjuarat në radio. Ajo ka punuar me orkestrën e Branimir Gjokiqit, më pas vazhdoi bashkëpunimin me fizarmonistin Ljuba Keshelj i cili ishte ish-bashkëshorti i saj dhe në vitin 1985 u martua me fizarmonistin dhe aranzhuesin Miroljub Aranđelović Kemiš. Pas kësaj arriti sukses edhe më të madh. Ajo regjistroi për PGP RTB-në (më vonë PGP RTS) në Beograd, dhe Diskotonin në Sarajevë, dhe Diskosin në Aleksandrovc . Ajo ka arritur bashkëpunime artistike me shumë kolegë të saj duke regjistruar duete apo duke qenë e ftuar në koncertet e tyre. Pas revolucionit të 5 tetorit, ajo mori një pushim nga këndimi për dy vjet, dhe më pas vazhdoi të regjistronte për Gold, Grand dhe VIP të kompanisë së produksionit.
- ^ "Ко је овај човек? Зорица Брунцлик; „Глас јавности", 8. јун 2000. год". Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2013. Marrë më 19 dhjetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Балкан медија, интервју
- ^ "Svet i Scandal".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Балкан Медија, Музичка каријера Зорице Брунцлик