Zyhdi Dervishi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Prof. Dr. Zyhdi Dervishi lindi në Prezë të Tiranës. Është profesor në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.
Babai i tij, Sherif Dervishi, ka marrë pjesë me armë në dorë në luftë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazistë përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të kësaj lufte, ka punuar si mësues.
Zyhdi Dervishi arsimimin tetëvjeçar e kreu në Prezë ndërsa arsimimin e mesëm në gjimnazin “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Krujë. Ka qenë nxënës me përparim të shkëlqyer në mësime në të gjitha lëndët. Dallohej veçanërisht në matematikë, fizikë dhe letërsi. Si përfaqësues i këtij gjimnazi ka fituar çmime në disa konkurse për lëndë të ndryshme dhe në olimpiada të matematikës në nivel rrethi dhe në shkallë kombëtare. Që në vitin e dytë të gjimnazit nisi të botojë poezitë e para në gazetat e revistat e kohës.
Në korrik 1981 u diplomua “Punonjës i shkencave politike” në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Për rezultate të shkëlqyera në studime Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e shtetit shqiptar e dekoroi me “Medalje e Artë”. Duke qenë studenti i parë me Diplomë të Artë në këtë fakultet, sapo përfundoi studimet u emërua pedagog e punonjës shkencor në “Sektori i studimeve sociale” të Universitetit të Tiranës. Si punonjës shkencor është angazhuar kryesisht në fushën e studimeve për kulturën dhe inteligjencien shqiptare. Në vitin 1986 mbrojti tezën e doktoratës me një studim për disa profile sociale e profesionale të inteligjencies shqiptare përgjatë viteve 1930-1960 dhe funksionet e saj kryesore në përpjekjet për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesit fashisto-naziste dhe për zhvillimin dhe emancipimin e shumanshëm të shoqërisë shqiptare.
Pas vitit 1990 kreu disa specializime afatmesme e afatshkurtra në fusha të sociologjisë së kulturës, të sociologjisë së shkencës dhe të artit në Itali dhe Gjermani. Në më shumë se 50 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ka referuar për probleme të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë dhe veçanërisht të kulturës shqiptare. Ka botuar më shumë se 80 artikuj studimore në revista shkencore të profiluara në fusha të sociologjisë dhe përgjithësisht të shkencave sociale e historike, të cilat botohen në hapësirën shqiptare dhe në vende të tjerë si Italia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.
Është lektor i parë i lëndëve universitare Sociologji e përgjithshme, Sociologji kulture, Sociologji njohje e arti dhe Analizë simbolike e shoqërisë, që zhvillohen në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2007, iu akordua titulli shkencor “Profesor”
Në vitet 1995-2006 në rolin e kryeredaktorit ka themeluar dhe drejtuar revistën e përtremuajshme sociologjike, juridike e kulturologjike “Pajtimi”, e cila është njohur si periodik shkencor nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës të Shqipërisë.
Në vitet 2011-2013 ka themeluar dhe drejtuar me statusin e kryeredaktorit revistën sociologjike të përgjashtëmuajshme “Lente sociologjike”, botim i Departamentit të Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.
Që në fillim të viteve 1990 për më shumë se 30 vjet ka luajtur rol kryesor në hartimin e teksteve origjinale të sociologjisë për nxënësit dhe mësuesit e shkollave të mesme në Republikën e Shqipërisë (autor i tri teksteve dhe bashkautor në dy tekste).
Tekstet dhe monografitë e tij janë studiuar dhe studiohen nga studentë të disa degëve si pjesë e programeve të disa lëndëve sociologjike që zhvillohen në disa universitete të hapësirës shqiptare, si në Universitetin e Tiranës, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, në Universitetin e Podgoricës (degët në gjuhën shqipe) në Republikën e Malit të Zi etj.
Për librat e tij janë botuar rreth 90 shkrime vlerësuese nga publicistë, gazetarë dhe nga specialistë me tituj e grada shkencore si: Akademik Hamit Beqja, Akademik Artan Fuga, Prof. Dr. Fatmira Musaj, Prof. Dr. Jakup Mato, Prof. Dr. Fatmira Rama, Prof. Dr. Viron Koka, Prof. Dr. Fatmir Terziu etj.
Ka botuar më shumë se 800 shkrime teoriko-publicistike në gazeta të përditshme dhe periodike që botohen në hapësirën shqiptare në Ballkan, në Itali, në Greqi etj. Sidomos në vitet 1995-2022 ka qenë sistematikisht i pranishëm në të gjithë ekranet e televizioneve shqiptare, ku ka parashtruar rezultatet e shumë studimeve që ka realizuar për probleme të ndryshme të zhvillimit të kulturës, të shoqërisë shqiptare e më gjerë.
Në vitet 2004-2005 ka kryer detyrën e kryetarit të shoqatës kulturore “Preza” dhe të kryeredaktorit të gazetës “Preza”.
Zyhdi Dervishi ka botuar 6 libra me poezi, të cilat nga kritika profesionale janë vlerësuar si krijime artistike me profil origjinal, me figura artistike të mirëstrukturuara, me vizione idealiste dhe theks të veçantë kritik.
Më 31 maj 2019 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë në bashkëpunim me Universitetin publik të Prishtinës dhe Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Tiranës kanë organizuar Konferencën Mbarëkombëtare me titull “Arritje dhe sfida në fushën e studimeve sociologjike në Shqipëri: Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, protagonist dhe model i një studiuesi të suksesshëm”, e cila i kushtohet vetëm veprimtarisë pedagogjike dhe shkencore të Prof. Dr. Zyhdi Dervishit.
Referatet dhe kumtesat që u mbajtën në këtë konferencë janë botuar në numër të posaçëm (III-2019) të revistës shkencore “Natyra dhe Kultura”, botim i Universitetit të Korçës.
Më 31 maj 2019 Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës e ka dekoruar me “Emblema e artë”.
Nga viti 1997 deri në vitin 2022 Zyhdi Dervishi ka udhëhequr 20 punime të doktoratave në fusha të ndryshme të studimeve sociologjike.
Në vitet 2012-2016 dhe 2012-2022 ka kryer përkatësisht funksionin e përgjegjësit të Departamentit të Sociologjisë dhe të drejtuesit të Shkollës Doktorale pranë këtij Departamenti.
TEKSTE DHE MONOGRAFI SHKENCORE
Redakto1. Volunteerism, Multifunctional Thread in Albanian Society, Lambert Academic Publishing (LAP), Berlin 2014.
2. Arnavut Kültürünün Renkleri, Kaknüs Yayinlari, Instambul 2022.
3. Fillime vizionare në kohë të traumatizuar (Sociologji shkence 1), Tiranë 2019.
4. Sociologjia (Tekst për klasën XII të shkollave të mesme të Republikës së Shqipërisë), Tiranë 2018.
5. Lente të ndërveprimit simbolik (Analizë sociologjike e rolit të simboleve kulturore, të komunikimit joverbal, botim i dytë i plotësuar), Tiranë 2016.
6. Nëpër degëzime të kulturës shqiptare (Trajtesë sociologjike e disa profileve të modelimit psikokulturor të shqiptarëve), Tiranë 2014.
7. Gratë në turbulencat e mendësive dhe realiteti politik (Analizë sociologjike e përfshirjes së grave shqiptare në jetën politike), Tiranë 2011.
8. Sociologjia (Tekst për mësuesit e shkollave të mesme të Republikës së Shqipërisë), Tiranë 2010.
9. Lente të ndërveprimit simbolik (Analizë sociologjike e rolit të simboleve kulturore, të komunikimit joverbal), Tiranë 2008.
10. Vullnetarizmi – ind shumëfunksional i shoqërisë (Trajtesë sociologjike), Tiranë 2004.
11. Flirte me plagët (Trajtesë sociologjike e problematikës socialkulturore të planifikimit familjar, të infeksionit HIV/AIDS, të konsumit të pijeve alkoolike dhe të lëndëve narkotike nga të rinjtë shqiptar), Tiranë 2003.
12. Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global (Trajtesë sociologjike e integrimit shoqëror të të rinjve të zonave fshatare në dritëhijet e arsimit të mesëm. Ky libër është në bashkautorësi me Prof. Dr. Artan Fugën), Tiranë 2002.
13. Adoleshentët, bashkëjetesë me demonët e konflikteve (Trajtesë sociopsikologjike e konfliktimit të nxënësve adoleshentë në Shqipëri), Tiranë 2001.
14. Sociologjia II (Tekst për shkollat e mesme të profilizuara), Tiranë 2000.
15. Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva (Trajtesë sociologjike e problematikës sociokulturore të vajzave e grave shqiptare në vitet ’90 të shekullit XX), Tiranë 2000.
16. Vështrime të kryqëzuara në det/ Sociologji kulture 1 (Analizë e kulturës shqiptare e krahasuar me kulturën italiane përmes integrimit sociokulturor të emigrantëve shqiptarë në Itali), Tiranë 1999.
17. Sociologjia I (Tekst mësimor për shkollat e mesme të profilizuara), Tiranë 1999.
18. Njohuri për shoqërinë 1 (Tekst për vitin e parë të shkollës së mesme, bashkautorësi në masën 90 për qind, çka është e dokumentuar në këtë tekst), Tiranë 1995.
19. Inteligjencia shqiptare dhe ndërtimi i bazave të socializmit, Tiranë 1989.
Bashkautor në libra ose studime
Redakto1. Didaktika e shkencave 2015, Botuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë 2015.
2. Mendimi shqiptar dhe shkolla shqipe, Botuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Shtëpia Botuese “Plejad”, Tiranë 2009
3. Politika kulturore në Shqipëri, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 2001.
4. Raporti i zhvillimit human për Shqipërinë, Botim i UNDP-së, Tiranë 2000.
5. Adoleshentët: të konfliktuar apo…?! – Shtëpia Botuese “D.I.J.A. – Poradeci”, Pogradec 1998.
6. Antropologjia e shqiptarëve, Botim i Shoqatës Antropologjike Shqiptare, Tiranë 1997.
7. Refleksione socialpedagogjike, Shtëpia Botuese “Aza-Se soft”, Tetovë 1996.
8. Raporti i zhvillimit human për Shqipërinë, Botim i UNDP-së, Tiranë 1995.
9. Të rinjtë në shqetësimet e tranzicionit, Shtëpia Botuese “Europa”, Tiranë 1995.
Krijimtari letrare
Redakto1. Hakerat mjegullës (Poezi), Tiranë 2022.
2. Në kryqin e udhëkryqit (Poezi), Tiranë 2019.
3. Mokra e hijeve (Poezi), Tiranë 2014.
4. Vetëklonimi i maskave (Poezi), Tiranë 2009.
5. Jehonëlebetia (Poezi), Tiranë 2005.
6. Qiej të përthyer (Poezi), Tiranë 1999.