Çardaku
Çardaku ka qenë pjesë e hapur ne katin e dytë të një tipi të banesave shqiptare në ballin e tyre ose edhe në të dy anët e tjera, zakonisht e kthyer nga jugu.
Çardaku ishte përgjithësisht i zbuluar, pa tavan, me streha të gjera dyfishe dhe me një varg shtyllash druri. Në disa banesa ishte një nga mjediset kryesore. Në banesën qytetare të periudhës feudale çardaku arriti trajta të zhvilluara me vlera të larta arkitektonike dhe dekorative, veçanërisht në Shkodër, Berat, Gjakovë, Prizren etj. Ndeshet edhe në banesat qytetare të Gjirokastrës dhe në disa banesa fshatare. Duke filluar nga mesi i shek.XIX, çardaku rrudhet e mbyllet, humbet funksionet e mëparshme.
Shiko dhe këtë
RedaktoÇardaku lojë në të cilën njëra palë e lojtarëve përkulen të lidhur nga kurrizi për duarsh dhe lojtarët e palës tjetër përpiqen t'u hipi sipër (kaladibrançe).