Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Çrregulimi obsesiv-kompulsiv (në anglisht: Obsessive-Compulsive Disorder ose OCD) është një çrregullim psikologjik në të cilin një person ka mendime të rikthyeshme (“obsesionet”) ose ndjen nevojen t’i mbarojë ose përserit disa rutina ose akte (“kompulsionet”) në atë masë sa që shkakton stres ose dëmton funksionimin e jetës së përditshme.,[1][2] Personi nuk mundet t'i kontrollojë mendimet apo aktivitet për një kohë më të gjatë.[1] Kompulsionet të shpeshta janë larja e duarve, numërimi i gjësendeve dhe kontrolli nëse dyert janë të mbyllura[1] Këto aktivitete ndodhin në atë masë saqë jeta e përditshme e personit ndikohet negativisht dhe merr shpesh një orë apo më shumë kohë në ditë. Shumica e rriturve e dijnë se këto sjellje nuk kanë kuptim. [1] Kjo gjendje shoqërohet nga tike nervoze, çrregullime ankthi dhe një rrezik i shtuar i vetëvrasjes.[2][3]

Shkaku është ende i panjohur.[1] Duket se ka disa komponente gjenetike, pasi që binjakët identikë janë më shpesh të prekur se binjakët jo-identikë.[2] Faktoret rrezikues janë abuzimi gjatë fëmijërisë dhe ngjarjet stresuese. [2] Disa raste raportohet se janë shfaqur pas infektioneve.[2] Diagnoza bazon në simptomet dhe kërkon përjashtimin e shkaqeve të tjera mjekësore ose të lidhura me ilaqet. [2] Vlerësimet si Yale-Brown Obsessive Compulsive Scale (Y-BOCS) mund të përdoren për të vlerësuar ashpërsine.[4] Çrregullime të tjerë me simptome të ngjashëm janë çrregullimi i ankthit, depresioni, çrregullimet e të ngrënit si anoreksia ose bulimia, tiket nervoze dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv i personalitetit.[2]

Trajtimi përmban psikoterapi, si për shembull terapia kognitive e sjelljes dhe në disa raste ilaqe kundër depresionit, si për shembull frenuesit selektiv të rimarrjes së serotoninës (SRRI) apo klomipramina.[5][6] Terapia kognitive e sjelljes për çrregullimin obsesiv-kompulsiv përmban expozimin ndaj shkaktarve të problemeve duke mos lejuar sjelljen përsëritëse të ndodhë.[5] Në të kundertën, terapia metakognitive inkurajon sjelljet rituale në mënyrë që të ndryshojë marrëdhënia kundrejt mendimeve mbi ato sjelljet. [7] Ndonëse se duket që klomipramina ndikon po aq mirë sa SSRI-të, klomipramina ka effekte më të mëdha anësore dhe për këtë rezervohet vetëm si trajtim alternativ. [6]

  1. ^ a b c d e The National Institute of Mental Health (NIMH) (janar 2016). "What is Obsessive-Compulsive Disorder (OCD)?". U.S. National Institutes of Health (NIH) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2016. Marrë më 24 korrik 2016.
  2. ^ a b c d e f g Diagnostic and statistical manual of mental disorders : DSM-5 (bot. 5). Washington: American Psychiatric Publishing. 2013. fq. 237–242. ISBN 978-0-89042-555-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Angelakis, I; Gooding, P; Tarrier, N; Panagioti, M (25 mars 2015). "Suicidality in obsessive compulsive disorder (OCD): A systematic review and meta-analysis". Clinical Psychology Review. Oxford, England: Pergamon Press. 39: 1–15. doi:10.1016/j.cpr.2015.03.002. PMID 25875222. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Fenske JN, Schwenk TL (gusht 2009). "Obsessive compulsive disorder: diagnosis and management". American Family Physician. 80 (3): 239–45. PMID 19621834. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Grant JE (14 gusht 2014). "Clinical practice: Obsessive-compulsive disorder". The New England Journal of Medicine (në anglisht). 371 (7): 646–53. doi:10.1056/NEJMcp1402176. PMID 25119610.
  6. ^ a b Veale, D; Miles, S; Smallcombe, N; Ghezai, H; Goldacre, B; Hodsoll, J (29 nëntor 2014). "Atypical antipsychotic augmentation in SSRI treatment refractory obsessive-compulsive disorder: a systematic review and meta-analysis". BMC Psychiatry. 14: 317. doi:10.1186/s12888-014-0317-5. PMC 4262998. PMID 25432131. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  7. ^ Wells, Adrian. (2011) [2009]. Metacognitive therapy for anxiety and depression (bot. Pbk.). New York, NY: Guilford Press. ISBN 978-1-60918-496-4. OCLC 699763619. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)