Içerde (Shqip: Brenda) është serial turk prodhuar nga Ay Yapım. Seriali fillimisht u transmetua më 19 shtator 2016 në Show TV.

Içerde
Zhanri Aksion
Dramë
Policë
Shkruar nga Ertan Kurtulan
Toprak Karaoğlu
Volkan Sümbül
Regjisori Uluç Bayraktar
Aktrojnë Çağatay Ulusoy
Aras Bulut İynemli
Çetin Tekindor
Mustafa Uğurlu
Bensu Soral
Damla Colbay
Nihal Koldaş
Rıza Kocaoğlu
Intro "İçerde Jenerik"
Kompozitor(ët) Toygar Işıklı
Shteti Turqia
Gjuhë(t) Turqisht
Sezone 1
Episode 39
Prodhimi
Producent(ët) Kerem Çatay
Vendndodhje(t) Stamboll
Kohëzgjatja 120 minuta
Transmetimi
Programi origjinal Show TV
Formata e figurës 576i (16:9 SDTV)
1080i (HDTV)
Formata e audios Stereo
Transmetimi i parë 19 shtator 2016 – 19 qershor 2017

PërmbledhjaRedakto

Historia e dy vëllezërve, Sarp (Çağatay Ulusoy) dhe Umut Yılmaz (Aras Bulut İynemli), të cilët u ndanë gjatë fëmijërisë së tyre dhe përfunduan në anën e kundërt të ligjit.

Babai i Umutit dhe Sarpit, Metini, punon si vrasës për një udhëheqës të fuqishëm të mafias në Stamboll, Xhelal Duman (Çetin Tekindor). Kur Metini arrestohet dhe burgoset, Xhelali kidnapon Umutin (kur ishte tre vjeç) që të sigurohet se Metini nuk do ta tradhtoj. Sarp dhe nëna e tij Fysuni (Nihal Koldaş) asnjëherë nuk e mësojnë të vërtetën për zhdukjen e Umutit, pasi Metini vdes në burg duke pa zbuluar asgjë. Ata të dy mendijnë se Umuti ka vdekur pasi policia sjellin veshjen e tij me gjak, dhe Sarp rritet duke e fajësuar veten për atë që i ka ndodhur vëllait të tij.

Vite më vonë, Sarp dëbohet prej akademisë së policisë një javë para diplomimit nga komandanti i tij, Jusuf Kaja. Në ceremoninë e diplomimit, ai sulmon Jusufin dhe dërgohet në burg për një vit. Më pas zbulohet se Sarpi dhe Jusufi planifikuan çdo gjë që Sarpi të infiltrohet në grupin e Xhelalit si një polic i fshehtë dhe të ndihmoj ta arrestoj atë. Sarp është edhe më i vendosur që ta vrasë Xhelalin pasi kupton se ai është se ai ishte përgjegjës për zhdukjen e Umutit. Gjërat bëhen të papritura kur Sarp dashurohet me Melek Jëlldëz (Bensu Soral), avokatja e Xhelalit.

Umut, riemërtohet Mert Karadağ, nuk kujtoj asgjë për familjen e tij dhe është besnik i Xhelalit, duke besuar se ai e shpëtoi atë dhe Melekun nga abuzimi që ata duhej të qëndronin neë rrugë. Ai bëhet polic dhe më pas pranohet në skuadrën e Jusufit, ku ai vepron si spiun i Xhelalit. Pastaj ai bie në dashuri me Ejlem Ajdën (Damla Colbay), shoqe fëmijërie e Sarpit, besnikëria e tij për Xhelalin arrin deri në atë pikë ku fillon edhe të dyshoj për veprimet e tij. Mert bën një lidhje të afërt me nënën e tij Fysunin, pa e kuptuar se ata janë familja e tij e vërtetë.

PersonazhetRedakto

Personazhet ndihmësRedakto

  • Haluk (Levent Can) (epizodet, 35-39)
  • Barbaros (Tevfik Erman Kutlu) (epizodet, 33-39)
  • Berke (Erdağ Yenel) (epizodet, 16-39)
  • Gokhan (Beran Soysal) (epizodet, 16-39)
  • Serap ([[Defne Halman) (epizodet, 16-35)
  • Sema (Duygu Sarışın) (epizodet, 9-39)
  • Selim (Uğur Yıldıran) (epizodet, 7-39)
  • Barish (Deniz Gürzumar) (epizodet, 5-39)
  • Mustafa Duman (İlber Uygar Kaboğlu) (epizodet, 2-39)
  • Musa (Barış Kıralioğlu) (epizodet, 1-39)
  • Tajfun (Alihan Sakman) (epizodet, 4-15)
  • Fulja (Esra Kılıç) (epizodet, 24-39)
  • Minik (Seyithan Özdemir) (epizodet, 1-39)
  • Shevko (Sedat Payas) (bölümler, 8-34)
  • Serkan (Feyyaz Duman) (epizodet, 24-31)
  • Handan (Tuba Ünsal) (epizodet, 22-28)
  • Jashar (Mehmet Yılmaz Ak) (epizodet, 17-22)
  • Hylja (Mine Tüfekçioğlu) (epizodet, 19-20)
  • Lejla Ishik (Şenay Gürler) (epizodet, 13-15)
  • Avokati (Emre Erçil) (epizodet, 13-14)
  • Sinan (Murat Tüzün) (epizodet, 12-14)
  • Hysny (Yavuz Gürbüz) (epizodet, 11-14)
  • Hajati (Ozan Ağaç) (epizodet, 11-12):
  • Selami (Alp Özgür Yaşin) (epizodet, 1-11)
  • Akin Ishik (Ercan Kesal) (epizodet, 5-10)
  • Talip (Ulvi Yiğit) (epizodet, 1-7)
  • Aslan (Cem Özeren) (epizodet, 1-7)
  • Omer (Selim Erdoğan) (epizodet, 1-2)

TransmetimiRedakto

Sezoni Dita Fillimi i sezonit Fundi i sezonit Epizodat Viti Kanali
1 E hënë 20:00 19 shtator 2016 19 qershor 2017 39 2016-2017 (Ka përfunduar) Show Tv

Lidhje të jashtmeRedakto