2 korrik 1990 është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike në Shqipëri. Kjo datë përbën një pikë kthese në rrjedhën e ngjarjeve dhe ardhjen e pluralizmit në vitet '90. Me rënien e diktaturës komuniste në vendet e tjera të lindjes, edhe regjimi komunist në Shqipëri filloi të jepte shenjat e para të rënies së saj.[1]

2 korriku i vitit 1990 konsiderohet si moment historik i quajtur si eksod i madh i shqiptarëve, i cili i dha goditjen fillestare të regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri. Qindra e mijëra shqiptarë mësynë drejt dyerve të ambasadave të huaja në Tiranë të cilat iu hapën atyre portën drejt lirisë së munguar.

Historia

Redakto

Me erën e ndryshimeve dhe rënien e diktaturës komuniste në vendet e lindjes, edhe Shqipëria nuk mund të qëndronte pas. Në një Shqipëri të varfër e të rrënuar ekonomikisht, njerëzit shkuan drejt dyerve të ambasadave në Tiranë më 2 korrik 1990 në kërkim të një jete më të mirë dhe lirisë së mendimit e të fjalës.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Arapi, Lindita (26 qershor 2015). "Sinjali i kthesës - Eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990". DW.
  2. ^ RTV Klan Arkiv (29 mars 2019). "Opinion - 2 korrik 1990 - Dokumentar". YouTube. TV Klan. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2021.