50 Lekë monedhë Jeronim De Rada (2003)

50 Lekë Monedhë metalike me tematikë "100 Vjetori i vdekjes së Jeronim De Radës. Pamja kryesore: Në qendër vlera "50 Lekë", e vendosur brenda një rombi. Pamja e pasme: Në qendër portreti i Jeronim De Radës, mbi një libër të hapur dhe nën të vitet e lindjes dhe të vdekjes (1814-1903). Në të djathtë të portretit është shkruar emri dhe në të majtë është vendosur një pendë. Monedha ka të shkruar në hark sipër "Shqipëri - Albania 2003". Monedhat janë prodhuar nga kompania "Kremnica Mint", Sllovaki. Vizatimet e monedhës janë realizuar nga piktori Petraq Papa.

Prerja: 50 Lekë

Materiali dhe pastërtia: CUAl5Zn5Sn1

Pesha : 12 gr.

Diametri : 28 mm

Ngjyra: e verdhë

Tirazhi: 20.000 copë

Shiko dhe këtë Redakto