AK-47
AK-47 është armë zjarri automatike, me kalibër 7.62×39mm, e projektuar në Bashkimin Sovjetik nga Mikhail Kalashnikov. Zyrtarisht është e emërtuar Aвтомат Калашникова образца 1947 года (Avtomat Kallashnjikova obrazca 1947 goda), ndërsa njihet thjeshtë si Kallashnikov, AK ose Kallash.
Puna për projektimin e armës filloi në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore (1945). Pas luftës më 1946, AK-47 i është shfaqur provave të para ushtarake zyrtare. Në vitin 1948 u shfaq versioni me bisht të fiksuar, i cili u vendos në përdorim aktiv në disa njësi të Ushtrisë së Kuqe. Një zhvillim i hershëm ishte modeli AKS (S—Skladnoy ose "me palosje"), i cili ishte i pajisur me bisht mbajtës metalik të vendosur në shpinë. Në vitin 1949, AK-47-ta është pranuar zyrtarisht nga Forcat e armatosura sovjetike dhe është përdorur nga shumica e vendeve anëtare të Paktit të Varshavës.
Edhe pas gjashtë dhjetëvjeçarëve, ky model dhe variantet e tij janë një ndër armët e zjarrit më të njohura dhe më të përdorura në botë. Shkak ky i qëndrueshmërisë së tyre thelbësore në kushte të vështira, i kostos së ulët të prodhimit në krahasim me armët bashkëkohore perëndimore, i disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë në përdorim. AK-47 prodhohet në shumë shtete dhe ka gjetur përdorim në shumë ushtri, si dhe në shumë trupa jo të rregullta nëpër të gjithë botën. Në vitin 2004, nga rreth 500 milion armë zjarri nëpër botë, përafërsisht 100 milion i takojnë familjes Kallashnikov, ndërsa nga këta, tre të katërtat janë AK-47-ta.
Variantet
RedaktoProdhimi jashtë Bashkimit Sovketik dhe Federatës Ruse
RedaktoShteti | Varianti ushtarak |
---|---|
Shqipëria | Automatiku Shqiptar modeli 56 (ASH-78 Tip-1) Armë zjarri automatike shqiptare modeli 56 tipi 1 [Prodhuar në Çekin] (Kopje e tipit 56, klon i AKM-së)
Automatiku Shqiptar tipi 1982 (ASH-82) Armë zjarri automatike shqiptare tipi 1982 [Prodhuar në Çekin] (Kopje e AKMS-së) Automatiku Shqiptar modeli 56 (ASH-78 Tip-2) Mitraloz i lehtë shqiptar [Prodhuar në Çekin] (Kopje e RPK-së) Automatiku Shqiptar modeli 56 (ASH-78 Tip-3) Armë zjarri hibride automatike shqiptare modeli 56 tipi 3 [Prodhuar në Çekin] |
Armenia | K-3 |
Azerbaijxhani | Khazri (AK-74M) |
Bangladeshi | Tipi kinez 56 |
Bulgaria | AKK/AKKS (Type 3 AK-47/w)
AKKMS (AKMS), AKKN-47 AK-47M1 AK-47MA1/AR-M1 AKS-47M1 AKS-47S AKS-47UF AKS-93SM6 RKKS (RPK), AKT-47 |
Kamboxhia | Tipi kinez 56, sovjetik AK-47, dhe AKM |
Kina | Tipi 56 |
Kolombia | Galil ACE |
Kosove | AK Sopmod |
Kroacia | APS-95 |
Kuba | AKM |
Gjermania Lindore | MPi-K/MPi-KS (AK-47/AKS)
MPi-KM, MPi-KMS-72, MPi-KMS-K MPi-AK-74N, MPi-AKS-74N, MPi-AKS-74NK KK-MPi Mod.69 |
Egjipti | AK-47, Armë zjarri Misr (AKMS), Maadi ARM (AKM) |
Etiopia | AK-47, AK-103 |
Finlanda | Rk 62, Valmet M76, Valmet M78, Rk 95 Tp |
Hungaria | AK-55
AKM-63, AMD-65M, AMP-69 AK-63F/D, AK-63MF NGM-81 |
India | INSAS, KALANTAK, INSAS
Trichy 7.62 mm |
Irani | KLS/KLF (AK-47/AKS), KLT (AKMS) |
Iraku | Tabuk |
Izraeli | IMI Galil: AR, ARM, SAR, MAR, Sniper, SR-99
Galil ACE |
Italia | Bernardelli VB-STD/VB-SR (Galil AR/SAR) |
Nigeria | OBJ-006 |
Korea e Veriut | Type 58A/B, Type 68A/B, Type 88 (AKS-74) |
Pakistani | PK-10 |
Polonia | pmK (kbk AK) / pmKS (kbk AKS) (AK-47/AKS)
kbkg wz. 1960, kbkg wz. 1960/72 kbk AKM / kbk AKMS (AKM/AKMS) kbk wz. 1988 Tantal (5.45×39mm), skbk wz. 1989 Onyks kbs wz. 1996 Beryl (5.56×45mm), kbk wz. 1996 Mini-Beryl |
Romania | PM md. 63/65 (AKM/AKMS), PM md. 80, PM md. 90
PA md. 86 (AK-74), eksportuar si AIMS-74 PM md. 90 PSL |
Afrika e Jugut | R4 assault rifle, Truvelo Raptor, Vektor CR-21 |
Sudani | MAZ |
Ukraina | Vepr, Malyuk |
SHBA | Century Arms Model 39 (7.62x39mm), InterOrdnance AKM247, M214, Palmetto State Armory PSAK-47 |
Vietnami | AKM-1 (AKM), TUL-1 (RPK), Galil Ace 31/32 |
Venezuela | Lëshuar liçensa, fabrika në ndërtim |
Jugosllavia/Serbia | M-64, M-70, M-72, M-76, M-77, M-80, M-82, M-85, M-90, M-91, M-92, M-99, M-21 |
Shiko dhe
RedaktoReferimet
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Commons: AK-47 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale