Abdullah Ibn Ali Basfar (Arabisht: عبد الله بن علي بصفر) është imam dhe recitues i famshëm arab. Së pari ishte imam në Xheda dhe recitonte Kurannamazet të teravive. Më vonë recitimet e Abdullahut u shpërndanë në radio stacione dhe u transmetuan në kanale satelitore. Përderisa Abdullahu u bë recitues i shquar, ai filloi të ligjëronte çështjet e ndryshme islame dhe bëri thirrje që t'i ndihmonin të varfërit në Afrikë dhe vendet që ishin në krizë. Ai poashtu ka kontribuar që t'i sigurojë banorët në Nxhamena, Çad.

Abdullahu ishte president ndërkombëtar për memorizimin e Kuranit e cila për një kohë të shkurtë u bë një nga institucionet efektive në shërbim të Kuranit.

Bibliografia Redakto

  • Ramazani, virtytet dhe faktet
  • Meditimi rreth sures Fatiha
  • Pastërtia e Shpirtit