Xheda apo Xhide (Arabisht: جدة‎ Jeddah) është qytet në rajonin e Hixhazit në perëndim të Arabisë Saudite. Me një popullsi prej rreth 3 milion e gjysmë njerëz (që nga viti 2020), Xheda është qyteti më i madh në Provincën Meka,[2] i dyti më i madhi në Arabinë Saudite (pas kryeqytetit Riad), dhe i dhjeti më i madhibotën arabe. Qyteti ndodhet në detin e kuq, rreth 75 kilometra në perëndim të Mekës.

Xheda
جدة Jeddah
Qytet
noform
Pamje në qendër të qytetit
Vendndodhja
Xheda is located in Arabia Saudite
Xheda
Xheda

Koordinatat: 21°32′36″V 39°10′22″L / 21.54333°V 39.17278°L / 21.54333; 39.17278

Administrimi
Shteti Flamuri Arabia Saudite
Rajoni Rajoni Meka
Kryetari i Bashkisë Saleh el Turki[1]
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 1,600 km2
Lartësia 12 m (m.n.d.)
Popullsia 3,976,000 banorë (2014)
Dendësia 2,500 banorë/km2
Të dhëna të tjera
Themelimi Në shekullin e 6-të
Zona Kohore UTC+3 (AST)
Verore AST (Zona Kohore Arabe)
Kodi Postal (5 shifrat duke filluar me 21; psh 21453)
Prefiksi +966-12
Koordinatat 21° 32′ 36″ Veri

39° 10′ 22″ Lindje

Faqja Zyrtare www.jeddah.gov.sa

GjeografiaRedakto

Xheda ndodhet në rrafshinën bregdetare të Detit të Kuq të Arabisë Saudite (e quajtur Tihamah). Xheda shtrihet në rajonin e Tihama hixhaze (arabisht: تهامة الحجاز) i cili është në malet e ulta të Hixhazit. Historikisht, politikisht dhe kulturisht, Xheda ishte një qytet i madh i Vilajetit Hixhaz, Mbretëria e Hixhazit dhe entitetet e tjera politike rajonale sipas librave të historisë së Hixhazit. Xheda është qyteti i 100-të më i madh në botë për nga sipërfaqja e tokës.

KlimaRedakto

Ndryshe nga qytetet tjera arabe, Xheda ka temperaturë të nxehtë gjatë stinë së dimrit, e cila mund të shkoj nga 15 °C në agim në 28 °C në pasdite. Vera është shumë e nxehtë, pasdite shpesh mund të jetë 43 °C dhe në mbrëmje bie në 30 °C. Temperatura më e ulët që është regjistruar ka qenë më 10 shkurt 1993 me temperaturë 9.8 °C. Temperatura më e lartë e regjistruar ka qenë më 22 qershor 2010 me temperaturë 52.0 °C.

FejaRedakto

Shumë qytetarë janë sunni, por ka gjithashtu myslimanë shi'a. Qytet ka mbi 1,300 xhamia. Ligji nuk lejon ndërtesa të feve tjera, libra, potrete dhe shprehje të besimit.

EdukimiRedakto

Sipas vitit 2005, Jeddah ka 849 shkolla private dhe shkolla publike për djem, ndërsa 1,179 shkolla private dhe publike për femra.

BinjakëzimetRedakto

ReferimetRedakto

  1. ^ "FaceOf: Saleh Ali Al-Turki, mayor of Jeddah". Arab News (në anglisht). 31 korrik 2018. Marrë më 5 shkurt 2019.
  2. ^ "population of the administrative region of Makkah" (PDF). General authority of statistics (në anglisht).

Lidhje të jashtmeRedakto