Abdurrahim Buza (Shkup, 22 dhjetor 1905 - 1987) ka qenë arsimtar dhe piktor shqiptar.

Abdurrahim Buza

Biografia Redakto

U lind në Shkup në gjirin e një familjeje gjakovare. Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kthehet në Tiranë, ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe më vonë si nëndrejtor.[1]

Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.

Veprat Redakto

Disa prej veprave të njohura janë:

  • Dasma kosovare
  • Pogradeci
  • Lagjja ime
  • Nusja kosovare (1950),
  • Një pjate rrush (1957),
  • Autoportret (1960),
  • Lojërat popullore
  • Azem Galica dhe luftëtarët
  • Refugjatët,etj.

Prej veprave të tij sot ruhen 500 tablo te realizuara në vaj dhe 10,000 vizatime. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në Muzeun Buza në Tiranë.

Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat Mësues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. Vdiq në Tiranë më 1987.

Dasma kosovare Redakto

Shiko edhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Robert Elsie (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 64–65. ISBN 9780810861886.