Administrimi ushtarak i Kosovës (1945)

Administrimi ushtarak i Kosovës (1945) ka qenë pushtet ushtarak i vendosur në Kosovë nga Jugosllavia në fund të Luftës së Dytë Botërore.[1]

Përmbledhje

Redakto

Administrimi ushtarak në Kosovë në vitin 1945 u vendos me urdhër të komandantit suprem të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (UNÇ) dhe Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), mareshalit Tito, me 8 shkurt 1945. Kësaj rrethane i parapriu një gjendje shumë e rëndë në Kosovë. Në fillim të janarit të atij viti udhëheqja komuniste jugosllave urdhëroi mobilizimin e "brigadave të Kosmetit për t'i dërguar në Frontin e Sremit. Midis atyre brigadave ishte edhe ajo e Drenicës së cilës i printe Shaban Polluzha.[2] Sipas urdhërit, Brigada e Drenicës duhej ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t'u bashkuar me Brigadën VII për në Frontin e Sremit (Serbi). Meqë shtabi i Brigadës së Drenicës e kundërshtoi largimin nga Kosova, mě 25 janar nisën operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e kësaj brigade. Në operacionet kundër Shaban Pollushës morën pjesë 5 divizione të Serbisë, 2 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi dhe repartet speciale të OZN-ës, të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Ne kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet në Drenicë, Tito jep urdhër për vendosjen e administrimit ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër i tërë pushteti në Kosovë i kalonte ushtarakëve, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Me këtë rast u bë edhe ndryshimi i strukturés komanduese të Shtabit Operativ: komandant u emërua Sava Dërleviqi, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij, ndërsa shef i Shtabit u emërua Dushan Vukotiqi, shef i prapavijës Steva Dobërkoviqi, komisar politik Gjuro Medenica, Divizionet e reja të sapoformuara ndërmorrën aksione të gjera kundër popullsisë lokale shqiptare, duke vrarë dhe masakruar me mijera njerëz të pafajshëm, me pretekstin e spastrimit të vendit nga mbeturinat e fashizmit" dhe elementet "kunderevolucionare.[1] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 9. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 219. ISBN 9780810874831.
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 3 dhjetor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)