Adrian Prenkaj është ish-diplomat i Kosovës dhe ish-këshilltar për Integrim Evropian i Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.[1] Ai është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2012, pas 3 viteve pune në shërbimin diplomatik si Sekretar për Çështje Politike dhe marrëdhënie me Kongresin Amerikan në Ambasadën e Republikës së KosovësUashington.[2] Përpara se t'i bashkohej shërbimit diplomatik të Kosovës, ai ka punuar si Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Agjencinë për Integrim Evropian të Kosovës.

Edukimi

Redakto

Adrian Prenkaj ka përfunduar Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2008, ai përfundoi studimet master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin Durham në Britaninë e Madhe, me fokus në Procesin e Politikave të BE-së, Marrëdhëniet Transatlantike dhe Politikën e Jashtme gjermane.

Kabineti i Presidentes

Redakto

Adrian Prenkaj ka qenë përfaqësues i Presidenties Jahjaga në Ekipin Negociator të Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian. Ai ka qenë i përfshirë edhe në koordinimin dhe implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të BE-së për Kosovën. Adrian Prenkaj ka këshilluar mbi një sërë çështjesh të brendshme dhe të politikës së jashtme, çështjeve kushtetuese dhe ligjore në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE.[3]

Prenkaj ka koordinuar punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropiane, mekanizëm institucional themeluar dhe udhëhequr nga Presidentja Jahjaga.[4]

Ai gjithashtu ka zhvilluar edhe strategjinë e Presidentes duke përfshirë platformat dixhitale dhe media sociale për komunikim të drejtpërdrejt me qytetarë.

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC)

Redakto

Adrian Prenkaj ka udhëhequr përpjekjet e Kosovës për t'u kualifikuar për asistencën e agjencisë amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).[5] Në janar të vitit 2015, ai u emërua nga presidentja Jahjaga për të koordinuar institucionet e Kosovës dhe agjencitë e OKB-së për të përmirësuar në indikatorët e kërkuar në fushën ekonomike dhe sundimit të ligjit. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, Kosova kaloi për herë të parë pragun e kërkuar nga MCC,me 13 prej 20 treguesve.[6] Në takimin vjetor të agjencisë më 16 dhjetor 2015, Bordi i MCC-së përzgjodhi Kosovën për herë të parë për zhvillimin e programit kompakt, program i gjerë investimi rreth 250 milion dollarë për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë.[7][8]

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Ekipi i Presidentes së Republikës së Kosovës - Atifete Jahjaga
  2. ^ "Embassy of the Republic of Kosovo in Washington, DC: Diplomatic Staff" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2012. Marrë më 29 janar 2015.
  3. ^ Kosova Info: MSA http://www.kosova.info/lajme/negociatat-per-msa-pritet-te-fillojne-ne-vjështë-te-ketij-viti.html/[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  4. ^ http://www.telegrafi.com/lansohet-strategjia-kombetare-per-integrim-evropian/
  5. ^ http://www.president-ksgov.net/?page=2,6,4056#.V0Bzk_mF6M9
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2016. Marrë më 21 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,4172#.V0Bz9PmF6M9
  8. ^ http://www.telegrafi.com/kosova-mund-te-perfitoje-deri-ne-250-milione-dollare-nga-amerikanet/