Data e themelimit të fraksionit bazohet në fillimin e ligjërimit të William Millerit (1782-1849) nga New Yorku më 1833 në kishën baptiste. Në fillim i thuhej “lëvizja e Millerit”. Kjo ka lindur si një lëvizje mesianiste e cila thekson se Jezusi do të vijë së shpejti. Miller e ka llogaritur se Jezusi do të kthehet në vitin 1843. Ai pretendonte se ka biseduar me Zotin dhe se atij i është dhënë detyra për këshillimin e njerëzve. Për këtë qëllim kanë botuar Revistën Adventiste. Mijëra njerëz, në bazë të pretendimeve të tyre filluan të presin Jezu Krishtin. Kështu që, më 1844 për shkak të moskthimit të Krishtit në komunitet lindi një shqetësim. Për këtë kjo ide me anë të pretendimeve të ndryshme u shty për në një periudhë të pacaktuar. Miller vdiq më 1849. Një pjesë e komunitetit besonte se Jezusi është kthyer “shpirtërisht” dhe se ka filluar periudhën e mëshirës dhe kështu që vitin 1844 e llogaritin si fillim të Ditës së Madhe. Komuniteti me lider dhe me komentime të reja ka arritur deri në ditët e sotme. Adventistët Biblën e pranojnë si “libër i parë i shenjtë”. Besojnë se Jezusi është i krijuar dhe se në Jezusin dhe në Shpirtin e Shenjtë gjendet shpirti hyjnor. Të krishterët e vdekur jetojnë në qiell bashkë me Jezusin. Kur të vijë koha të gjithë bashkërisht do të kthehen përsëri. D.m.th. se të gjithë do të ringjallen dhe do ta jetojnë madhështinë e shtetit mesianik që do të zgjasë njëmijë vjet. Gjërat dehëse dhe cigaren i llogaritin të ndaluara. Sipas hamendësimeve të vitit 1976 në botë janë llogaritur të jetojnë afër 3 milionë simpatizues të kësaj bashkësie.

Burimi i të dhënave

Redakto