Agim Gashi - Drenica (1959) është një shkrimtar dhe poet nga Drenica.

Biografia

Redakto

Agim Gashi - Drenica ka lindur me 28 prill 1959 në Kryshec të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Polac, kurse gjimnazin në Skënderaj. Ka ndjekur studimet në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Gjatë vitit 1980/81 ka punuar në arsim, kurse prej vitit 1986 u punësua në Organizatën Punuese Kosovatrans në Mitrovicë, njësia në Skënderaj.

Ardhja e masave të dhunshme serbe e gjen në këtë organizatë punuese ne krye të Sindikatës se pavarur, ku ishte kryetar i saj. Kjo bëri që në mbarim te vitit 1990 në mënyrë të dhunshme të largohet nga puna. Në gusht të vitit 1991 emigron jashta atdheut. Fillimisht në Gjermani e më vonë në Francë, ku edhe sot jeton dhe vepron. Në vitin 2005 ka punar mësues në Montbiliard të Francës në shkollën shqipe me mësim plotësues, me fëmijët e bashkatdhetarëve tanë. Me krijime letrare ka filluar te merret që në bankat e shkollës se mesme. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe, si me: “Zëri i Rinisë”, "Pionieri”, ”Gazeta e pionierëve”, ”Bujku”, ”Rilindja për fëmijë”, “Thumbi” etj. Që nga viti 1985 bëhet bashkëpunëtor i jashtëm i “Zërit Rinisë” dhe që nga ky vit mbante edhe rubrikën e përhershme në faqet e humorit “Fotografia që flet”. Shkruan poezi për të rritur e fëmijë dhe humor. Në letrat shqipe është prezent që prej tri dekadash. Në vitin 2009 ka botuar përmbledhen me vjersha për fëmijë më një titull shumë simpatik “Gjysh të kam shoqe”dhe librin me aforizma dhe vargje satirike "Fjalë më rrënjë".

Referime

Redakto