Agim Sulaj piktor e karikaturist shqiptar. Ka lindur në Tiranë në vitin 1960 dhe është rritur në Vlorë. 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga "Hosteni". Në vitin 1985 diplomohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te "Hosteni (revistë)", e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj.[1][2]

Agim Sulaj

Në vitin 1990 shkon në AnkaraTurqisë me veprën tij "Valixhja e emigrantit" punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në "Aydin Dogan International Cartoon Competition". Në vitin 1992 hap një ekspozitë Rimini e në vitin 1993 një tjetër në Provinca Brindisi.

Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në Provinca e Riminit. Fillimisht vetëm e më pas tërheq edhe gruan e djalin e vogël. E që atëherë ka jetuar aty, është vendi ku ka vendosur kavaletën e vet, dhe prej nga ku shkon në të katër anët e botës me pikturat dhe karikaturat e veta. E merr vlerësimet maksimale kudo.

Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Padyshim shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në "karikaturizimin e personit". Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit.

Në Rimini jeton me gruan dhe dy djemtë. Në Tiranë ka blerë një galeri ku ekspozon gjithnjë veprat e veta.

Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë,Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Sulaj,Agim "Agim Sulaj, fitues me “Europa në det të hapur” Arkivuar 3 janar 2013 tek Wayback MachinePanorama12 Tetor, 2012. Rigjetur më 12 Dhjetor 2013.
  2. ^ Sulaj,Agim “Karikaturisti Agim Sulaj, për herë të parë në një ekspozitë personale në “North Wall” në Oksford”Shqip (gazetë)22 Shkurt, 2013.Rigjetur më 12 Dhjetor 2013.