Agjërimi i Ramazanit
Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët e kanë detyrim të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga Pesë Shtyllat e Islamit, siq thotë Abdullah ibn Omer ibn el-Hatabi: E kam ndëgjuar të të dërguarin e Allahut duke thënë: Islami bazohet në pesë shtylla: Shehadeti, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në Haxh dhe agjërimi i Ramazanit.
Ndalesat gjatë Ramazanit
RedaktoMes agimit dhe perëndimit të diellit është e ndaluar të hahet, pihet, vjellja me qëllim dhe marrëdhëniet seksuale. Disa grupe nuk e kanë obligim agjërimin e Ramazanit. Sipas Kur'anit, nëse e rurezikon shëndetin tënd, p.sh gjendja mjekësore apo mosha e vjetër, atëhere ata kanë arsyje.
Fëmijët para moshës madhore nuk e kanë për obligim agjërimin, edhe pse disa fëmijë mundohen të agjërojnë gjysmën e ditës. Gratë gjidhënëse, gratë që janë shtatzëna dhe ato që kanë diabet nuk e kanë zakonë të agjërojnë. Sipas një hadithi, është e ndalushme që gruaja me menstruacione të agjërojnë. Këta që janë në luftë e kanë të pranueshme të mos agjërojnë dhe këta që udhëtojnë më pakë se pesë ditë nga shtëpia. Nëse agjërimi është e përkohshme, atëhere personi duhet të agjëroj ditët e humbura, pasi muaji i Ramazanit mbaron dhe duhet të agjëroj para Ramazanit tjetër.
Gjërat që prishin agjërimin
RedaktoMarrëdhënia seksuale e prish agjërimin. Ai duhet të pendohet për këtë nëse e bënë këtë gjë. Sipas një hadithi që transmetohet nga Ebu Hurejre i cili thotë: Një njeri erdhi tek Muhammdi i cili i tha se ka bërë marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Muhammedi i tha: A mund ta lirosh një rob? Ai i tha: Jo. Pastaj Muhammedi i tha: A mundesh të agjërosh dy muaj rresht? Ai i tha: Jo. Pastaj Muhammedi i tha: A mundesh t'i ushqesh 60 të varfër? Ai i tha: Jo. [Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi]
Masturbimi e prish agjërimin. Ai që e bën këtë gjë, duhet të pendohet tek Allahu dhe duhet të agjëroj më vonë. Dializa e veshkës, që e pastron dhe e kthen gjakun, e prish agjërimin.
Poashtu edhe me dhuruar gjakun është e ndalueshme, përveç nëse është e nevojshme. Nëse është e nevojshme, atëhere donatori duhet ta prish agjërimin dhe pastaj ai duhet ta agjëroj më vonë. Nëse personit i del hunda gjak pa dashje, agjërimi nuk prishet. Dijetarët janë pajtuar se ai që vjell me qëllim, agjërimi i tij prishet.