Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Agjencia Kombëtare e Pyjeve është institucion publik, i cili është i varur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe ka si mision: "Mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare”.

Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
LlojiAgjencia Publike
SeliaTirana
Drejtori i Përgjithshëm
Artur Kala
Faqja në internetakpyje.gov.al

Organizimi dhe Misioni

Redakto

Agjencia Kombëtare e Pyjeve është përgjegjëse për;

·        Sigurimin e performancës në sektorin e pyjeve

·        Vlerësimin e gjendjes së pyjeve

·        Organizimin e punës për inventarizimin dhe kërkimin në fushën e pyjeve

·        Organizimin e punës dhe hartimin e dokumenteve për menaxhimin e pyjeve

·        Organizimin e punës për monitorimin dhe kontrollin e pyjeve

Në lidhje me Performancën, kërkimin në fushën e pyjeve dhe menaxhimin AKP-ja;

1. Përcakton normativa, standarde, metodologji, udhëzues, rregullore, kërkesa, kritere dhe praktika të unifikuara për ruajtjen, përdorimin/shfrytëzimin, rehabilitimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore dhe elementeve silvikulturorë, duke bashkëpunuar sipas ligjit me çdo ministri apo institucion përgjegjës dhe në përputhje me kërkesat për integrimin në BE.

2. Harton dhe mirëmban baza të dhënash, dokumente, manualë, plane, teknika dhe raporte.

3. Vlerëson gjendjen e pyjeve dhe të treguesve pyjorë në nivel kombëtar të treguesve silvikulturorë, të burimeve gjenetike, të agropylltarisë, të tokës, të biodiversitetit, të shëndetit në pyje e kullota

4. Zbaton dhe monitoron plane, programe e projekte që synojnë miradministrimin, ruajtjen dhe zhvillimin e fondit pyjor, në bashkëpunim dhe koordinim me institucione në nivel qendror e vendor, me donatorë/partnerë.

5. Monitoron-kontrollon veprimtarinë e strukturave të administrimit e të inspektimit pyjor në njësitë e vetëqeverisjes vendore, për sa i përket zbatimit dhe respektimit të legjislacionit në fuqi e të planeve të miratuara, të cilat ndërhyjnë për marrjen e masave të detyrueshme në rastet kur evidentohen shkelje apo shmangie nga përmbajtja dhe kërkesat e tyre.

6. Monitoron dhe kontrollon zbatimin e kushteve e të kritereve të përcaktuara në lejet/autorizimet e dhëna për përdorimin e pyjeve.

7.Monitoron-kontrollon të drejtat e akorduara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore tek operatorët publikë ose privatë, për shfrytëzimin e fondit pyjor, për sa i përket përputhshmërisë dhe respektimit të kritereve, të kërkesave, të kufizimeve dhe rekomandimeve të evidentuara në planet e menaxhimit e të mbarështimit të pyjeve.

8. Zbaton programin kombëtar për monitorimin e treguesve afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë në fushën e pyjeve, të kullotave, të bimëve mjekësore, të biodiversitetit të tyre, të ndryshimeve klimatike e të biomasës, në përputhje me aktet ligjore në fuqi, dhe në bashkëpunim të ngushtë me organet e pushtetit qendror, vendor dhe palë të treta të interesuara.

Referime

Redakto
  1. https://turizmi.gov.al/krijohet_Agjencia_Kombetare_e_Pyjeve/
  2. Klan Tv, Krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve | Lajme - News
  3. https://akpyje.gov.al/wp-content/uploads/2022/11/Ligji-Nr.-57-2020-Per-pyjet.pdf
  4. VKM-NR.-570-date-17.07.2019-Per-krijimin-organizimin-dhe-funksionimin-e-agjencise-kombetare-te-pyjeve-i-perditesuar.pdf
  5. Udhezim-Nr.-17-date-20.4.2023-Per-bashkerendimin-e-funksioneve-inspektuese-ne-fushen-e-mbrojtjes-se-pyjeve.pdf
  6. VKM-Nr.-297-date-17.5.2023-Per-miratimin-e-procedurave-per-kryerjen-e-veprimtarive-teshfrytezimit-ne-fondin-pyjor-kombetar-nga-individe-apo-subjektete-licencuara.pdf
  7. VKM-Nr.-761-date-9.12.2021-Per-percaktimin-e-kritereve-dhe-te-procedurave-per-krijimin-e-rezervave-strategjike-te-lendes-drusore-ne-kembe-te-paprere-ruajtjen-dhe-trajtimin.pdf
  8. VKM-Nr.-864-date-24.12.2019-Per-miratimin-e-dokumentit-politik-kombetar-per-moshimin-2020%E2%80%932024-dhe-te-planit-te-veprimit-per-zbatimin-e-tij.pdf