Agron Çobani ka lindur në Nepravishtë të Gjirokastrës, në shtator të vitit 1942. Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisë. Menjëherë pas diplomimit, nis punë në Radio Tirana e më pas në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra, me përjashtim të periudhës 1982-1991, kur e larguan prej andej. Në këtë institucion i ka kryer të gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Për sa kohë ka qenë gazetar, por edhe në periudhën e posteve drejtuese, ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e Institucionit Mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.

Botime Redakto